Mjekët kundër shkurtimeve: Vendim politik, bie në kundërshtim me Kodin e Punës

Një ditë pas bërjes publike të letrës së ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj ku kërkohej reduktimi i stafit të spitalit rajonal të Shkodres, bluzat e bardha të mbështetura edhe nga bashkimi i sindikatave të pavarura kanë dalë në proteste.Punonjësit të cilët do të largohen nga puna kundërshtojnë këtë vendim, që sipas tyre është absurd dhe bie në kundërshtim me Kodin e Punës. Pjesa më e madhe e sanitareve, aty ku është edhe reparti më i prekur që parashikohen 65 largime, thonë se kanë mbi 20 vite në punë në këtë institucion.“Jetojnë 6 veta vetëm me rrogën time. Gjithë natën kam qenë e sëmurë me tension, rrezik me u paralizu prej idhnimit”.“Se di nëse e kemi pas një vërejtje dhe me na heq tani pas 25 vjetëve. Vjen ai tjetri prej rruge dhe hyn, ne kemi lënë 25 vjet eshtrat këtu”.“Vjen shefja dje na thotë jeni të pushuar prej pune.Vetëm 5 veta në farmaci do rrinë në punë.Si çdokush me halle, telashe, borxhe e gjëra”.Vetë kryeinfermieri i kirurgjisë, njëherësh kreu i Sindikatës së Shëndetësisë Paolo Kaceri e quan absurd këtë vendim, ndërsa i kërkon ministrit Beqaj që përpara se të bëjë të tilla reforma, t’i sigurojë detergjentë spitalit dhe medikamente që janë domosdoshmëri për jetën e pacientit.Paolo Kaceri: Do kemi bllokim të punës nga reparti i Kirurgjisë për arsye se po hiqen struktura të mirëformuara dhe prej shumë viteve, po hiqen dhe hedhen në rrugë të madhe.Albert Tukaj: Sektori i shëndetësisë në Shkodër nuk është pronë private për të bërë Ministri ça ti thotë koka e tij, por është sektor publik i rëndësisë së veçantë.Shkresa zyrtare e mbërritur në duart e drejtuesve të spitalit, kërkon rankim të punonjësve dhe më pas firmosjen e shkarkimit për rreth 90 prej tyre.mjekwt mjeket1 mjeket shkoder1 mjeket shkoder