HEC-i i Skavicës, PD: Qeveria u tërhoq, Prokuroria të hetojë, ministria: Spekullim

Opozita dhe mazhoranca vijojnë të shkëmbejnë akuza për ndërtimin e  Hidocentralit Skavica, për të cilin një ditë më parë Ministri i Energjitikës, Damjan Gjiknuri,   tha se po kërkohen financime për tu ndërtuar  nga kompania shtetërore KESH.  Demokratët, iu referuan studimit që favorizonte variantin e ndërtimit të këtij Hidrocentrali nga KESH,  ndërsa akuzuan Kryeministrin se pse në këto kushte negocioi  me kompaninë turke, duke ngritur dyshime për aferë korruptive.  Ministria e Energjitikës sqaroi se  kompania turke ka dorëzuar pranë Qeverisë një studim  për ndërtimin e HEC-it Katund i Ri, ndërkohë  nuk është hapur garë për tu shpallur fitues.Partia Demokratike nëpërmjet një konference për mediat, tha se kryeministri Edi Rama, tashmë e ka pranuar zyrtarisht  aferën korruptive me firmën turke, për ndërtimin e Hidocentralit të Skavicës.Duke ju referuar sqarimit të një ditë më parë se në vitin 2099 kishte një studim me tre variante dhe më i realizueshmi ishte që Skavica të ndërtohet nga KESH, ngriti disa pikëpyetje mbi këto sqarime.Bozdo: Si rezultat i denoncimeve të Partisë Demokratike dhe presionit publik, qeveria u tërhoq dhe pranoi më në fund se ajo ka në dispozicion një studim profesionist të vitit 2009. Përse Rama pranoi, dhe i dha bonus studimit të Syzer mbi Skavicen, duke e paracaktuar si fituese, kur kishte ne dispozicion një studim profesional që prej vitit 2009? Përse qeveria detyrohet tashme të pranojë se ekziston një studim i tillë, kur e kishte dhe e mbajti të fshehur, për të vazhduar me aferën e saj? Si është e mundur që Rama pranoi një ofertë nga kompania Syzer, ndërsa studimi i plotë për Skavicen ishte ne sirtarin e ministrit Gjiknuri? A e dinte Rama se Gjiknuri kishte ne dispozicion nje studim te mirefillte? Nqs po, perse ndermorri bisedime te fshehta me Syzer? A e dinte Rama se eshte e paligjshme te pranosh nje propozim të pakërkuar, kur qeveria ka në dispozicion një studim të mirefillte?Ne këto kushte, Partia Demokratike kërkon të shfuqizohet Vendimi që i ka dhënë bonus prej 8 pikesh klompanise Syzer. Kerkojmë një hetim administrativ të mirëfillte, për të zbardhur këtë aferë korruptive. Ministri Gjiknuri duhet të mbaje përgjegjësi për fshehjen e studimit mbi Skavicën. Asnjë pazar me Skavicën nuk do të pranohet. Skavica është dhe do te mbetet pasuri publike.Mbi akuzat  e Partisë Demokratike  reagoi Ministria e Energjitikës duke i cilësuar spekulime.Ministria sqaron se kompania turke ka dorëzuar një studim për ndërtimin e HEC Katund i Ri, por akoma nuk është hapur garë për tu dhënë me konçesion.Ministria e Energjitkës: PD spekulon,  nuk  është hapur garëPërmes një deklarate qesharake, Partia Demokratike vazhdoi edhe sot spekulimet mbi çështjen e ndërtimit të hidrocentraleve në rrjedhën e Drinit të Zi.Që në reagimin e parë publik ndaj spekulimeve të Partisë Demokratike (5 Janar 2016), Ministria e Energjisë dhe Industrisë i ka kujtuar partisë kryesore të opozitës se pikërisht në kohën kur ajo ishte në pushtet është kryer studimi i studios franceze Sogreah me financimin e Bankës Botërore dhe për llogari të shtetit shqiptar. Me hapjen e garës, e cila do të jetë plotësisht transparente, çdo kompani e interesuar do të mund të konkurrojë për të fituar të drejtën e ndërtimit të kësaj vepre energjitike. Edhe kjo procedurë do të asistohet nga konsulenca ndërkombëtare e kontraktuar nga BERZH.