Byroja e hetimit, shumica rrëzon kërkesën e PD. Rama: S'mund të ngrihet pa reformën

Byroja Kombëtare e Hetimit, institucioni që do hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe për të cilin e gjith politika thotë se ka rënë dakord, vijon të shkaktojë debate të ashpra në kuvend. Demokratët i kërkuan kuvendit të votojë me procedurë të përshpejtuar ngritjen e Byrosë së Hetimit për të cilën është rënë dakort me mision OBDAT por Kryeministri Edi Rama e pa të pavend këtë kërkesë duke theksuar se ngritja e këtij institucioni varet nga procesi i reformës në drejtësi. Për t'i qartësuar të gjitha palët kryetari i kuvendit i kërkoi opozitës të dorëzojë në kuvend variantin e saj. Varësia e këtij institucioni nga Ministria e Brendshme apo prokuroria ndan hapur palët.Tirane- Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të miratuar me proçedurë të përshpejtuar ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.Kryeministri Rama, e argumentoi vonesën e ngritjes së këtij Institucioni hetimor, për të cilen është rënë dakort nga të gjitha palët politike, me procesin e refomës në drejtësi duke theksuar se kjo strukturë varet nga ndryshimet kushtetuese.Edi Rama: "Dokumenti me të cilin ju keni rënë dakord është në dispozicion të reformës dhe komisioni i reformës le te thotë fjalën e tij. Në momentin që komisioni do thotë që ky dokument nuk është i tepërt të votohet përpara votimit të paketës së parë të kushtetues, mos u bëni merak se do të votohet pa as më të voglin ngurim."Por përfaqësuesit demokratë, thanë se për ngritjen e kësaj strukture hetimore, është rënë dakort mbi draftin e hartuar nga ekspertët e OPDATIT dhe Ministrinë së Brendshme, ndaj kërkuan miratimin e saj pa vonesa.Edi Paloka: " Nuk e di se pse duhet ta vonojmë këtë organizëm që të gjithë e kanë kërkuar me bujë, sidomos Kryeministri. Por mesa duket e kërkonte vetëm në momentin kur ky organizëm ishte tërësisht në duart e tij"Ermonela Felaj: " Ky komision e ka konsideruar ose e ka parë si një institucion i cili duhet të gjejë shprehje në kushtetutë dhe është pikërisht neni 148 c, pika 5 e draftit kushtetues të dorëzuar dhe në Komisionin e Venecias ku thuhet shprehimisht: Byroja Kombëtare e Hetimit kryen hetime nën drejtimin e prokurorëve te struktura e posaçme anti-korrupsion e prokurorisë"Por kryetari i parlamentit Ilir Meta, mos futjen e këtij ligji në procedurë të përshpejtuar ndryshe nga kryeministri e argumentoi duke theksuar se në parlament nuk është depozituar zyrtarisht. Ilir Meta:  "Atë variant për të cilin Partia Demokratike është dakord, ajo mund ta depozitojë në Kuvend." Në debat u përfshi dhe Ministri i Brendshem Sajmir Tahiri, i cili shmangu argumentat teknik duke u dakortësuar tek ato politike dhe natyrisht edhe përgjigjen nga kolegët demokratë e mori politikisht.Saimir Tahiri: “Dilni këtu dhe deklaroni cili është qëndrimi juaj zyrtar për ish ministrin e qeverisë tuaj të arrestuar për korrupsion.Ju faleminderit për byronë. Dilni këtu dhe deklaroni cili është qëndrimi juaj zyrtar për kryetarin e Bashkisë Kamëz që u arrestua për korrupsion?”Edi Paloka: “Jepi përgjigje prokurorit të përgjithshëm që tha janë banda të lidhura me zyrtarë prandaj nuk i kapim dot. Kësaj jepi përgjigje ti zoti ministër sepse është bërë Durrësi si Kabuli dhe po bëhet Shqipëria si Siria.”Edi Rama: “Kam vetëm një lutje. Jo për ju, por lutem që të vazhdoni të bëni çdo ditë një fletë rrufe kundër policisë dhe kundër Ministrit të Brenshëm.Vazhdoni. Është publiciteti më i mirë që ju i bëni faktit se jeni pa asnjë lloj boje.Gjatë kohës kur demokratët kërkonin miratimin e Byrosë Kombëtare të hetimit.Kryeministri Rama la karrigen e tij për tu ulur në një diskutim këshillues me kryetarin e Komisionit për Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafaj.Që në datën 29 tetor të vitit 2015 në qeveri është dorëzuar drafti për Byron kombëtare të hetimit me ekspertizë të thellë të misionit amerikanë të drejtësisë OPDAT.Demokratët dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë shprehur qartë pro Byrosë Kombëtare të Hetimit nën varësinë e Prokurorisë së Përgjithshme, ndërkohë që Partia Socialiste po pret fillimisht miratimin e amendamenteve kushtetuese në funksion të reformës në drejtësi, për të parë se si do të pozicionohet byroja e hetimit me insitucionet e tjera./Oranews.tv/