Tregtarët e tregut të veshjeve të përdorura protestë kundër gjobave të Bashkisë

Disa tregëtarë të rrobave të përdorura në kryeqytet kanë protestuar para Bashkisë së Tiranës. Tregtarët pretendojnë se Bashkia i gjobit pa arsye në mënyrë të vazhdueshme, duke ua bërë të pamundur punën. Ndërkohë gjatë protestës nuk kanë munguar as incidentet, ku një prej tregtarëve është shoqëruar me ambulancë për të marrë ndihmën e shpejtë pasi humbi ndjenjat. Nga ana e saj bashkia e Tiranës priti një pjesë të tregtarëve, ku edhe i siguroi se do të gjejë një hapësirë të re për tu mundësuar kushte më të mira.Tregtarët e rrobave të përdorura, të cilët ushtrojnë aktivitetin pranë spitalit numër 5 në Tiranë, kanë protestuar para bashkisë së Tiranës, pasi sipas tyre inspektorët bashkiakë nuk i lejojnë që të vazhdojnë aktivitetin e tyre, edhe pse janë në përputhje me të gjithë dokumentacionin.Tregtarja: Bashkia nuk na lë, ku e ka hallin Bashkia që më vjen mua dhe më përzë, më rri si xhandar tek koka dhe nuk më lë të shes me ngrënë bukë?Tregtarja: Vetë jam e operuar me tumor në gjoks, djalin e kam të sëmurë me depresion, 10 vjet ilaçe shumë të shtrenjta. Tani kemi dalë me lecka aty në rrugë për të nxjerrë bukën e gojës.Ata prapë nuk na lënë.Tregtari: Ata thonë jo po i  keni letrat në rregull, jo si keni në rregull, kur ne na kanë kërkuar këtë QKR. Ja ku janë dokumentat të gjitha. Ju thotë nuk keni faj, por të vijë i zoti i tokës, jo po kshu. Ne tokën e kemi marrë me qera.Tensioni mes protestuesve si dhe ankthi i ndërprerjes së të ardhurave është reflektuar edhe tek kjo tregtare, e cila ka humbur ndjenjat gjatë protestës.Gjatë protestës një pjesë e stafit të Bashkisë së Tiranës ka pritur një përfaqësi të tregtarëve për të gjetur gjuhën e përbashkët në zgjidhjen e problemit.Sipas Bashkisë së Tiranës po punohet që tregtarët të shpërngulen në një ambjent me standarte më të larta dhe jo në trotuare sikurse kanë bërë vitet e fundit.policia2policia1protesta 1 protesta protesta2 protesta3