Moratoriumi i pyjeve, Koka: I pashmangshëm përballë situatës dramatike
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i ftuar në “Tonight Ilva Tare” ka folur mbi moratoriumin e shfrytëzimit të pyjeve dhe periudhën kohore që është menduar për këtë moratorium. Ai ka thënë se moratoriumi ka qenë i pashmangshëm duke parë situatën e pyjeve që gjendet sot ShqipëriaLefter Koka: Moratoriumi ndalon prerjen 100% për qëllim fitim, ndalon eksportin 100%. Lejon pasi bashkitë të kenë evidentuar nevojat e domosdoshme të popullatës për djegie, kjo sidomos në zonat malore dhe do të jetë bashkia nëpërmjet drejtorive të saj të shërbimit pyjor që do të evidentojnë shërbimet në pyje dhe kjo lëndë drusore do ti shitet me një kosto dhe me një çmim social banorëve duke i dhënë mundësi bashkisë që parata e arkëtuara ti shkojë për mbjelljen e sipërfaqeve. Konsulta e bërë me specialist të fushës shihnin 10 vjet kohën minimale për të arritur atë ekuilibër të nevojshëm apo të arritur në atë sipërfaqe të gjelbër të patur para dëmtimeve të ndodhura. Sot një dru i prerë është mbi 40-vjeçar dhe ajo qe ne po kërkojmë sot janë masat e marra nga Ministria e Mjedisit për të vazhduar me pyllëzimin për mbjelljen e fidanëve të ri. Do tentojmë në vjeshtë të bëjmë mbjelljen nëpërmjet farave sepse sipërfaqet janë shumë të mëdha dhe është e pamundur të bëhet e gjitha me fidanë. Një dru i ri nuk është në moshë 10 vjeçare të jetë një dru i cili mund të shfrytëzohet për industri apo për djegie. Pavarësisht se ajo çka ndodh sot është pikërisht një dru i ri, është shumë më i lehtë për tu prerë ndoshta edhe nga një individ i cili kërkon të presë dru në mënyrë të paligjshme ndaj koha mendohet se është e nevojshme dhe e domosdoshme.Ndërkohë për një moratorium tjetër, atë të gjuetise, ministri ka thënë se e arriti pjesërisht misionin e tij dhe nëse do të rifillojë gjuetia pas përfundimit të moratoriumit, do t'i takojë qeverisë ta vendosë.Lefter Koka: Do konsideroja një vendim i cili e realizoi pjesërisht qëllimin e tij. Sot janë shumë qytetarë shqiptarë dhe qoftë në celularin tim apo në portale të ndryshme ne shohim shumë zona që nga Ohri, Patok, Karavasta, Bunë shumë shpendë të cilët janë kthyer dhe po folezojnë territorin shqiptar. Jo vetëm shpendë dhe kafshë të ndryshme,si kaprolli e shumë kafshë të tjera.Besoj që i kanë rikthyer atë larmi vendit tonë.Në mars përfundon afati i moratoriumit, vendimi i marrë nga parlamenti shqiptar për 2 vjet i gjuetisë.Ilva Tare: Do të fillojë gjuetia?Lefter Koka: Ky do të jetë një vendim i qeverisë shqiptare. Ne tashmë ashtu siç po bëjmë inventarin e pyjeve, Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura po punon me specialist të fushës për të evidentuar rezultatet e arritura në këto 2 vjet. Sigurisht rezultatet do t'i bëhen prezentë Këshillit të Ministrave për të gjykuar dhe vlerësuar nëse ky moratorium do të kërkojë një afat tjetër apo do të kërkojë të ushtrohet në rregulla të tjera dhe shumë më rigoroze.Se fundmi, i pyetur për performancën e qeverisë, ministri tha se qeveria do të përmbyllë mandatin 4 vjeçar për të cilin është votuar dhe këtë vit pritet që LSI të zgjedhe kryetarin e ri me parimin një anëtar një votë.Lefter Koka: Ne jemi dy forca politike të cilat kemi vendosur këtë mandat të qeverisim sëbashku Shqipërinë .Ilva Tare: Do ta mbaroni mandatin?Lefter Koka: Sigurisht ne e kemi programin qeverisës për të qeverisur 4 vjet Shqipërinë. Kemi bërë shumë reforma të rëndësishme. Sigurisht ndoshta kemi bërë gjëra të cilat janë konsideruar nga qytetarët shqiptarë si masa të shpejta për të ndërhyrë por besoj që shumë shpetj produktiviteti i masave të marra do të japë dhe ai rezultatin e duhur. Ne brenda fforcës politike të cilën unë përfaqësoj, do të kemi shumë shpejt votimin 1 anëtar 1 votë për kryetarin e partisë. Besoj do të funksionojë ashtu siç ka funksionuar dhe 4 vjet më parë me një funskionalitet normal. /Oranews.tv/