Virusi Zika, OBSH shpall emergjencën shëndetësore ndërkombëtare

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur gjëndjen e emergjencës globale për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit Zika. Pas një takimi të zhvilluar në Gjenëve, ekspertët arritën në përfundimin se në rast se nuk do t'i kushtohej kujdesi i duhur, ky virus do të shkaktonte pasoja mjaft negative.Në këtë mënyrë, OBSH e ka vendosur Zika-n në një kategori me Ebolan. Gjatë ditëve në vijim mjekët dhe shkencëtarët do të vijojnë një punë intenstive për të hartuar një strategji e cila do të luftojë përhapjen e virusit, ku prioritet do të jetë prodhimi i vaksinës.Gjithashtu, Organizata Botërore e Shëndetësisë pritet të vendosë në dispozicion një shumë të konsiderueshme parash për të rehabilituar zonat më të prekura prej tij. Gjëndja më problematike paraqitet në Amerikën e Latinen.Lajmi për shpalljen e emergjencës botërore u dha nga vetë drejtuesja e përgjithshme e OBSH-së Margaret Chan, e cila e konsideroi Zika-n si një rrezik që duhet neutralizuar sa më parë.Virusi transmetohet kryesisht nëpërmjet mushkonjave dhe tek të rriturit shkakton ethe, skuqje dhe dhimbje të muskujve. Megjithatë rreziku më kryesor bie mbi gratë shtatzëna, pasi të porsalindurit e tyre mund të vuajnë nga problemet në tru.