Avokatët në Kurbin bojkotojnë punën: Jo taksim 400%
Avokatët pranë Gjykates së Rrethit Gjyqësor të Kurbinit, kanë bojkotuar seancat gjyqësore gjatë ditës së hënë, në protestë ndaj rritjes së pagesës së sigurimeve të kontrbutëve shoqërore, sipas tyre në masën 400%.Kanë qenë të pakten 20 avokatë, të cilët kanë protestuar para ambjetëve të gjykates, duke deklaruar se e kanë të pamundur të paguajnë këtë nivel taksimi.Sami Dema: "Eshtë një taksë e pa pranueshme se nuk bëhet fjalë për rritjen në 4 ose 7% po për 400%. Në gjendjen ku ekonomia e popullit është në gjendjen me katastrofike, në ç’bazë është ngritur 400 %."Islam Ismaili: " Ne jemi ankuar ne sensin e pamundësisë jo në sensin e asaj që duam apo s'duam të paguajmë."Avokatet e Kurbinit do të vijojnë të bojkotojnë punën, deri në zgjidhjen e këtij problemi që sipas tyre ndikon drejtëpërdrejt në ekonominë e tyre familjare.Nga ana tjetër i kontaktuar kryetari i Gjyaktës së Kurbinit, Alfred Gjoni ka bërë të ditur se seancat gjyqësore kanë vijuar edhe pse nuk kanë qenë të pranishëm avokatët./Oranews.tv/