Proçedimi i kreut të AMA, Boçi: Për interesa të Qeverisë e klientelës së saj
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, deklaroi se Prokuroria ka proçeduar penalisht ish-kryetaren e Autoritetit të Mediave Audivizive, Endira Bushati, vetëm për interesat e Qeverisë dhe klientelës së saj. Deputeti demokrat tha se PD mbështet hetimet ndaj zyrtarëve apo ish-zyrtarëve, por kërkon që të jetë e pavarur në veprimet e saj.Partia Demokratike kundërshton vendimin e Prokurorisë e cila dërgoi për gjykim ish-kryetaren e AMA-s, Endira Bushati.Deputeti demokrat, anëtar i Komisionit të Medias, Luçiano Boçi, tha se Prokuroria proçedon Bushatin për interesat e Qeverisë dhe klientelës së saj.Boçi: Ky akt i prokurorisë është tërësisht në përputhje me interesat klienteliste, është në vazhdën e veprimeve të Ramës, për t’i mbyllur gojën opozitës, për denoncimet e saj, me padi e akuza të trilluara dhe për të frikësuar çdo media të lirë të mbetur ende në vend, përmes presionit nga monopoli mediatik në dorën e tij.Sipas deputetit demokrat, formulimi për akuzën ndaj Endira Bushatit nuk qëndron.Boçi: Akuza se AMA ka lejuar piraterinë, sepse ka detyruar televizionet kabllore që të mbartnin hapur dhe falas televizonet kombëtare, të cilat nuk shtrihen në 80 % të territorit siç e përcakton ligji, jo vetëm është qesharake nga pikëpamja juridike, por dëshmon dhe se Prokuroria nuk ka kryer asnjë hetim, por vetëm është përdorur politikisht.Luçiano Boçi tha se PD mbështet hetimin për çdo zyrtar apo ish-zyrtar, por apelon organet e drejtësisë për të qenë të pavarur.