Reforma në drejtësi, Manjani: Gjyqtarë jashtë sistemit, eksperiment i rrezikshëm
Eksperiment të rrezikshëm, e ka cilësuar Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, rekrutimin jashtë sistemit të drejtësisë të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Gjatë një bashkëbisedimi me studentë të Fakultetit Juridik, Manjani e cilësoi emergjencë ngritjen e një strukture hetimi të veçuar nga policia, siç është ideja për Byronë Kombëtare.Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, dha edhe njëherë sinjale të qarta se është kundër disa propozimeve për reformën në drejtësi, kur tha se në nuk duhet të pranohen gjytarë jashtë sistemit, duke e cilësuar këtë nje eksperiment të rrezikshëm.Gjatë një takimi më të rinjtë studentë ekselentë të Fakultetit të Juridikut, Manjani mbështeti idenë që Shkolla e Magjistraturës të jetë pa konkurs dhe të rriten kuotat e pranimit.Manjani: Kam ndërmend të propozoj hapjen e kuotave të Shkollës së Magjistraturës, sepse ne duhet të pranojmë edhe një gjë tjetër, nuk mund të fusim më dot në sistemin gjyqësor juristë të pa çertifikuar apo të pa trajnuar nga Shkolla e Magjistraturës. Se po pranuam këtë përjashtim ne kemi dëmtuar rëndë parimin e karrierës, kemi dëmtuar rëndë parimin e profesionalizimit dhe nuk mund të vazhdojmë të bëjmë eksperimente siç kemi bërë deri më sot dhe prandaj bëjmë reforma sa herë jemi në hall.Në takimin me juristët e ardhshëm, Ministri Manjani, tha se është e domosdoshme ndarja e veprimtarisë së policisë nga ajo e hetuesisë. Ndaj në këtë pikë ai e cilësoi emergjencë ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.Manjani:Nëqoftëse ka fajtor për idenë e Byrosë së Hetimit ai jam unë, kam që në vitin 2008 që them që në Shqipëri duhet të krijohet një institucion hetimor dhe ideja kush ishte dhe kush është? Është që të ndërtojmë një strukturë profesionale hetuesish që marrin dosjen dhe e analizojnë profesionalisht dhe sigurisht këta hetues nuk janë policë, nuk janë ruajtës rendi. Janë dy veprimtari që lidhen sëbashku, por nuk janë e njëjta gjë.Në kuadër dhe të reformës në drejtësi, Manjani e cilësoi të domosdoshëm proçesin e rivlerësimit për prokurorët dhe gjyqtarët, ndërsa i parlajmëroi ata se kush nuk plotëson kriteret do të përjashtohet.