Rritja e sigurisë, 66 të ndaluar për armë, drogë dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2016, 13:13
Policia e Shtetit ka ndaluar dhe arrestuar 66 persona gjatë fundjavës në kuadër të një plani masash për rritjen e sigurisë në vend. Personat janë ndaluar për vepra të ndryshme penale, kryesisht për armëmbajtje paleje dhe drejtim mjetit në gjendje të dehur.Janë sekuestruar 5 armë zjarri ( 2 kallashnikovë, 2 automatikë dhe 1 çifte).Si dhe 1435 fishë e 6 krehëra me fishekë. Janë sekuestruar 15 doza Heroinë, dy doza Kokainë dhe 220 doza Mariuanë.Nga Policia Rrugore janë pezulluar 66 leje drejtimi për pije alkoolike e shpejtësi tej normave të lejuara.