Të drejtat e autorit, sanksione shtrënguese për të gjithë abuzuesit

Ligji i ri për të drejtat e autorit synon të vendosë filtra dhe masa shtrënguese për gjithë ata që abuzojnë me të drejtat dhe pronësinë intelektuale. Ministrja  e Kulturës, Mirela Kumbaro prezantoi draftin në Komisionin e Ligjeve ku paralajmëroi dhe ndryshime në Kodin e Procedurës Penale për ashpërsimin e kundravajtjeve penale për të drejtën e autorit.Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka prezantuar në komisionin e  ligjeve,  projektiligjin e ri për të drejtat e autorit. Sipas Kumbaros projektligji vë në qëndër të tij krijuesin, duke i siguruar mbrojtjen e munguar gjatë gjithë këtyre viteve. Ligji i ri  parashikon krijimin e Këshillit Kombëtar të të drejtave të autorit, një organ  i cili ka për detyrë mbledhjen e gjobave nga subjektet  të cilat shkelin të drejtën e autorit.Kumbaro: "Fuqizon, intensifikion dhe diversifikon masat shtrënguese kontrolluese dhe monitoruese si dhe vendos filtra për masa më efektive për importuesit, eksportuesit prodhuesit përdoruesit apo shfrytëzuesit e veprave kulturore artistike dhe shkencore duke qenë se asnje ligji i cili vepron në një fushë jo thjesht brenda kufijve administrativ te territorit të Republikës, por në një mënyrë osë në një tjetër afekton perhapjen e veprave në fjalë  edhe jashte ose importimin e tyre kufijve".Ligji për të drejtën e  autorit, do të shoqërohet dhe me ndryshime në kodin e procedurës penale për shkak të ashpërsimit të gjobave ndaj abuzuesve.Kumbaro: "Ky projektilgj  gjithashtu bën një mbulim më të gjërë të rasteve që perfshijnë kundravajtjen administrative apo penale dhe vepra penale si dhe rritja e sanksioneve shtrënguese".Opozita u shpreh në  parim mbështetese e nismës ligjore, por pelqimin përfundimtarë do ta japë pasi të njihet me opinonet e grupeve të interesit.Halimi: "Unë duhet të abstenoj për projektligjin deri në momentin që të njihem me të gjitha materialet që kanë ardhur nga grupet e interesit që janë depozituar në komision".Projektligji, për të drejtat e autorit u diskutua edhe në komisionin e medias ku të pranishëm në një seancë dëgjimore ishin edhe grupet e interesit. Ata kërkuan, që në ligj të përfshihet  klauzola për të drejtat e autorit online,  pasi sipas tyre kjo është fusha ku autori demtohet më shumë./Oranews.tv/