Ligji për psikologun, Ministri Klosi: Rregullim me ligj i këtij profesioni

Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, ka prezantuar në Komisionin e Ligjeve projektligjin për profesionin e psikologut. Drafti i Ministrisë, parashikon ngritjen e Urdhrit të Psikologut dhe synon ruajtjen e standardeve të larta në ushtrimin e këtij profesioni. Profesioni i psikologut në vendin tonë do të jetë i rregulluar me ligj të veçantë dhe atë nuk do mund ta ushtrojnë dot më persona që nuk janë të kualifikuar dhe standardizuar.Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, prezantoi para Komisionit të Ligjeve draftin e përgatitur nga institucioni që ai drejton.Klosi: Nëpërmjet këtij ligji do të kemi psikologë profesionistë që do të punojnë në institucionet e përkujdesit social, me fëmijët në nevojë, personat me aftësi të kufizuar, viktima të trafikimit, viktima të dhunës në marrëdhëniet familjare, të moshuarit, etj.Psikologë profesionistë që do të punojnë në shërbimin e kujdestarisë, psikologë profesionistë që do të punojnë gjatë proçesit të birësimit, psikologë profesionistë që do të mbështesin stafet tashmë jo aq sa duhet profesionalisht në këtë drejtim, psikologë profesionistë që do të punojnë në vlerësimin periodik të stafeve që ofrojnë shërbimet sociale.Ministri  Klosi  para ligjvënësve të djathtë e të majtë tha se kjo nismë do të bëjë të mundur rregullimin e profesionit të psikologut, duke shmangur mbivendosjen nga profesionet e tjera, ruajtjen e standardeve të larta në ushtrimin e tij dhe  rritjen e cilësisë së shërbimit për përfituesit.