Qëlloi të bijën me thikë, babai pendohet në qeli, Ora News në banesën ku ndodhi krimi

Familja Ibraj hapi sot dyert e mortit për të përcjellë për në banesën e fundit 17 vjeçaren Elidona Ibraj e cila mbeti e pajetë pas goditjeve me thikë nga babai i saj Kujtim Ibraj mbrëmjen e 31 janarit 2016.Shtëpia ku familja Ibraj jetonte prej vitesh në rrugën “Josif Pashko” në kryeqytet.Një shtëpi e ndarë në dy pjese ku në njërën dhomë jetonte Kryefamiljarja Ibraj me dy djemtë dhe vajzat e saj, Esmeralda dhe Elidona Ibraj, si dhe në dhomën ngjitur babai i tyre Kujtim Ibraj. Çifti ishte divorcuar që në vitin 2008 dhe në pamundësi ekonomike për të marrë një shtëpi tjetër zgjodhën bashkejetesën në një oborr të përbashkët që do të rezultonte fatale mbremjen e 31 janarit.E teksa kortezhi shoqëron 17 vjeçaren për në banesën e fundit, tezja e saj, motra e ish bashkëshortes së Kujtim Ibrajt rrëfen pas kameras momentin e tragjedisë. E shokuar ajo thotë se Ibraj kishte debatuar me dy vajzat e tij dhe fill pas kësaj tejet gjakftohtë kishte rrëmbyer thikën dhe ka goditur në bark 17 vjeçaren si dhe ka gërvishur lehtë kraharor 22 vjeçaren Esmeralda Ibraj, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kjo sipas saj pasi Ibraj dyshoi se njëra nga vajzat kishte lajmëruar policinë.“Fqinjët thonë se kishte marrë automatikun. Në momentin kur vajza ka tentuar të marrë policinë e ka qëlluar me thikë" thotë tezja e viktimësNdërkohë familjarët jashtë kameras shprehen se familja Ibraj jetonte mes kushteve te vështira ekonomike, ku kryefamiljari Kujtim Ibraj njihej si përdorues alkoli, dhe se kishte pasur disa herë debate me familjen e tij.Fill pas ngjarjes që rrënqethi opinion publik, 57 vjeçari Kujtim Ibraj është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Tiranë ku edhe është shfaqur i penduar para oficërëve të policisë gjyqësore për veprimin e kryer dhe se nuk donte kurrsesi të qëllonte vajzat e tij.[caption id="attachment_667599" align="alignnone" width="640"]elidona ibraj Ne foto: Elidona Ibraj, viktima dhe dhoma ku ndodhi krimi[/caption]