Shpërthen bombola në një lokal në Dardhas, 30 të plagosur, 6 rëndë

Rreth 30 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një lokal në Pogradec.Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 17:50, të së hënës (1 shkurt) në fshatin Dardhas, në lokalin e shtetasit Dashamir Muçka, 46 vjeç, banues në fshatin Beragozhd.Të plagosurit fillimisht kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Pogradecit dhe Korçës, por në pamundësi të kushteve për të trajtuar, 22 prej tyre janë transportuar drejt spitalit të Tiranës për ndihmë më të specializuar. Nga këta, 6 persona mësohet se janë në gjendje më të rënduar.Drejtori i Spitalit të Pogradecit:“Janë paraqitur rreth 30 të plagosur me djegie të shkallëve të ndryshme, 6 janë me djegie mbi shkallën e tretë dhe të katërt. Me ato mundësi që kemi u kemi dhënë të gjithëve ndihmën e parë. Dhe të gjithë janë nisur për qendrën e djegie-plastikës në QSUT. Në Tiranë janë nisur 22 persona të të gjitha moshave, nga 20-50 vjeç. Kemi planifikuar që rastet që kanë nevojë për trajtim në Tiranë do nisen të gjitha”.Deri tani në QSUT kanë mbërritur 21 të plagosur me shkallë të dytë dhe të tretë djegie. Mësohet se janë dy autoambulanca që po bëjnë transportin e tyre.Policia: Shpërthimi nga rrjedhia e gazit në bombulën e plasariturNga verifikimet  paraprake të policisë rezulton se, në lokal përdoreshin dy bombula gazi. Njëra ka qënë në gjendje pune, e mbushur.  Ndërsa tjetra, ka qënë e plasaritur (dëmtuar) dhe për pasojë  ka  shkaktuar  rrjedhje gazi.  Njëkohësisht  në ambjentet e  lokalit ka pasur  një sobë zjarri me dru.Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur, si rezultat i  rrjedhjes së gazit, prej bombulës  të plasaritur.Janë ngritur grupe pune, edhe nga Inspektoriati Shtetëror Teknik, për të bërë verifikimet  përkatëse  për  kushtet  teknike, në këtë ambjent.Gazmend Osmani: Po ndjekim situatën, janë nisur në vendngjarje 6 inspektorë për verifikimin e situates dhe kontrollin e cilësisë së shërbimit.Shtetasi  Dashamir Muçka (pronari) nuk ndodhej në lokal, kur ka ndodhur ngjarja.Mësohet se njëri nga djemtë e tij, shtetasi L.M, 16 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Pogradecit,  ku po merr mjekim.Ndërsa në Komisariatin e Policisë të Pogradecit po merren në pyetje në lidhje me  rrethanat  sesi ka ndodhur  ngjarja, pronari sëbashku  me familjarët e tij. Grupi  hetimor  po  punon, për  dokumentimin e plotë  të kësaj  ngjarjes.Ora 22:39 Policia: Nga shpërthimi në Pogradec 24 të lënduarPolicia thotë se nga  veprimet e para, të kryera në vendngjarje,  rezulton se të dëmtuar në total janë  24  persona , nga të cilët:

  • 14 shtetas , janë dërguar me ambulancë, në Spitalin e Traumës, në Tiranë, ku do të marrin atje mjekim  të specializuar .
  • 7 shtetas ndodhen  në  Spitalin e Pogradecit  dhe
  • 3 shtetas , po marrin mjekim në Spitalin Rajonal të Korçës,  ku ndodhen jashtë rrezikut  për jetën.
 https://www.youtube.com/watch?v=oo9_SP81U_I&feature=youtu.beFlasin familjarët e të plagosurveNdërkohë familjarët në dëshpërim rrëfejnë ankthin që po kalojnë.Gruaja: “ Ishim larg lokalit ne, nuk e dëgjuam. Kisha djalin dhe nipin e burrit, djali ishte mirë por nipi ishte keq. Djali në klasën e 9-të. Shpërthimi ishte i fuqishëm, bombula e madhe e gazit. Në lokal bëheshin dasma”.Burri: “ Më ka ardhur djali i djegur, nuk dëgjova zhurmë unë. Djali ishte në lokal, kisha dhe djalin e kushëririt. Nuk e di si janë, janë nisur për në Tiranë më thanë. Vetëm një lokal ka në fshat.Kam hallin e djalit”.Burri: “Janë 4-5 në spital, nuk flas dot, çfarë të them? Kam nipërit, njëri në gjendje të rëndë, tjetri jo shumë keq”.22:30 Rama viziton të plagosurit në spitalhttps://youtu.be/cGOVSdkPpiEKryeministri Rama ka mbërritur në repartin e djegieve në QSUT për tu njohur me gjendjen e të plagosurve nga shpërthimi i bombolës.Ora 22:00 Basha: Bluzat e bardha të bëjnë gjithçka në ndihmë të plagosurveKryeopozitari Lulzim Basha ka reaguar në fb për ngjarjen në Dardhas. Ai u ka bërë thirrje bluzave të bardha  të jenë në gadioshmëri për ta kaluar sa më lehtë këtë situatë.Basha: Ngjarja e rëndë në Beragozhd të Dardhasit ku janë lënduar dhjetëra bashkëqytetarë ka shokuar mbarë vendin. Duke ndarë me mbare shqiptarët lutjet tona qe te mos kete pasoja fatale, ju bej thirrje autoriteteve dhe bluzave te bardha te bejne gjithçka per t'ju ardhur ne ndihme të lenduarve ne menyre që të tejkalohen sa me parë pasojat e plageve dhe lendimeve qe kanë marrë.Ora 21:47 Beqaj: Ngjarja në kufijtë e tragjedisë, janë marrë të gjitha masathttps://youtu.be/Y9Xm8GJLIqUKa shkuar në 21 numri i të plagosurve që kanë mbërritur nga Pogradeci dhe po trajtohen në QSUT. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se ngjarja është në kufijtë e një tragjedie, por i gjithë ekipi mjekësor është në këmbë dhe po ndjek situatën.Beqaj konfirmoi se 6 nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë dhe po marrin trajtim të veçantë.Beqaj: Janë 21 pacientë që kemi këtu, kemi akoma pacientë që duhet të vinë nga spitali i Korçës. Kanë marrë fillimisht ndihmën në Pogradec, janë çuar për një ndihmë më të plotë në Korçë dhe tashmë do të transportohen për në Tiranë. Nga 21 pacientët që janë këtu 6 janë në gjendje më të rëndë, ndërsa të tjerët kanë djegie të mesme, po trajtohen të gjithë këtu. Shërbimi është prezent me mjekë, infermierë, furnizimet e nevojshme me barna dhe materiale mjekësore po ashtu janë dhe gjithashtu shërbimet e imazherisë për raste të ndryshme kur kërkohet të bëhen vlerësime më të plota imazherike edhe ato po funksionojnë. Është ende shpejt për të bërë një prognozë për ecurinë, megjithatë përmasat janë të tilla në kufijtë e tragjedisë. Janë më shumë se 20 veta që kanë qenë në atë mjedis, ku ka ndodhur kjo traumë e madhe.Në gjendje të rëndë janë 6 pacientë të cilët po marrin shërbim më të veçantë. Presim ende pacientë.Shehu: Stafi mjekësor në këmbë, herët për të dalë në përfundimeEdhe drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në Partisë Demokratike Tritan Shehu i cili u shfaq në krah të Ministrit e cilësoi të rëndë ngjarjen.Tritan Shehu: Është padyshim një aksident masiv me mjaft dëmtime një pjesë, një pjesë më lehtë. Fatmirësisht kanë arritur deri këtu.Po ndiqen me seriozitet nga ekipet mjekësore.Po bëhet ç’është e mundur për të kaluar sa më mirë këtë situatë të vështirë në të cilën janë.Është shpejt për të bërë vlerësime përfundimtare.21:40 Mbërrijnë në QSUT dhe tre të plagosur, 21 në totalOra 21:28 Dy  prej të plagosurve në reanimacionOra 21:09 Mbërrijnë edhe 6 të plagosur në QSUT, 18 në total, priten dhe 4 të tjerëOra: 21:06 QSUT është furnizuar me ilaçe shtesëNdërkohë në spital ka mbërritur vetë Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj për të parë nga afër gjendjen e të plagosurve. Më herët gazetarja jonë na informoi se në QSU gjenden edhe një numër i konsiderueshëm deputetësh, kryesisht të qarkut të Korçës.20: 59 Identifikohen disa prej të plagosurve:1.Leonard Hamolli2.Renato Hamolli3.Aldi Fraholli4.Andrea Fraholli5.Agjerim Muçka6.Arjol Fraholli7.Florenc Fraholli8.Eri Fraholli9.Erion Pera10.E.Hamolli11.Klodian Dumani12.Nardi Hamolli13.Drilon Hamolli14.Arjan Fraholli15.Xhuljan Smahollari16.Musa Smahollari17.Gentian Lumani18.Jurgen Muçka [caption id="attachment_667772" align="alignnone" width="640"]pogradec shperthen bombula Ne foto: Demi qe shkaktoi shperthimi ne lokal ne fshatin Dardhas te Pogradecit[/caption][caption id="attachment_667771" align="alignnone" width="640"]pogradec shperthen bombula2 Ne foto: Demi qe shkaktoi shperthimi ne lokal ne fshatin Dardhas te Pogradecit[/caption][caption id="attachment_667770" align="alignnone" width="640"]pogradec shperthen bombula3 Ne foto: Demi qe shkaktoi shperthimi ne lokal ne fshatin Dardhas te Pogradecit[/caption]20:58 Mbërrijnë dhe katër të plagosur, në total 12 të plagosur në QSUThttps://www.youtube.com/watch?v=bsD9P4cPdH0Ora 20:51 Mbërrijnë edhe 3 të plagosur të tjerë në QSUT[caption id="attachment_667761" align="alignnone" width="640"]te plagosurit e pogradecit1 Ne foto: Te plagosurit mberrijne ne QSUT. Kujdes! Pamjet jane te renda...[/caption][caption id="attachment_667760" align="alignnone" width="640"]te plagosurit e pogradecit2 Ne foto: Te plagosurit mberrijne ne QSUT. Kujdes! Pamjet jane te renda...[/caption][caption id="attachment_667759" align="alignnone" width="640"]te plagosurit e pogradecit3 Ne foto: Te plagosurit mberrijne ne QSUT. Kujdes! Pamjet jane te renda...[/caption][caption id="attachment_667758" align="alignnone" width="640"]te plagosurit e pogradecit4 Ne foto: Te plagosurit mberrijne ne QSUT. Kujdes! Pamjet jane te renda...[/caption]Ora 20:44 Mbërrijnë 5 të plagosurit e parë në QSUTKanë mbërritur në repartin e djegieve 5 të plagosurit e parë nga shpërthimi i bombolës së gazit. Shumica e tyrë janë të rinj. Nga 30 të plagosur 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Pritet të vinë edhe të plagosur të tjerë. Janë dy autoambulanca që po bëjnë transportin nga Pogradeci.Ora 20:12 Gazetarja jonë Marilda Kasaj nga QSUT: “Ndodhemi në repartin e djegies në QSUT ku pritet të transportohen 22 nga 30 të plagosurit. Nga 22 pëersonat 6 prej tyre mësohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore pasi kanë marrë djegie të shkallës së tretë apo të katërt, pasi kanë qenë më afër bombolës në momentin e shpërthimit. Në QSUT çdo gjë është gati, stafi mjekësor është mobilizuar”.Ndërkohë 4 persona me plagë më të lehta janë trajtuar dhe kanë lënë spitalin, pjesa tjetër po trajtohet në spitalin e Pogradecit.Ora 20:00 Kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri, në një lidhje telefonike për Ora News tha se po shikohet mundësia që edhe pjesa e mbetur e të plagosurve në spitalin e Pogradecit të transportohet drejt Tiranës.Kapri tha se shkak i ngjarjes ka qenë gjendja jo e mirë teknike e bombolës, por një ekspertizë më e saktë pritet të dalë në vijim nga grupi hetimor.https://youtu.be/yOD_ITTBi-4Eduart Kapri për Ora News: Situata pas shpërthimit të bombolës pati goxha të plagosur të cilët u trajtuan menjëherë në spitalin e Pogradecit. Për nga numri që ishin, ishte e pamundur që ata të trajtohen në spitalin e Pogradecit dhe rreth 10 persona janë nisur në drejtim të spitalit të Tiranës për arsye që kanë djegie të rënda. 6 persona janë në shkallë më të rëndë, të cilët nuk mund të trajtoheshin këtu. Po shikohet mundësia që edhe persona të tjerë të dërgohen drejt Tiranës për arsye të pamundësisë së trajtimit të një numri kaq të madh personash në spitalin e Pogradecit.Spitali i Pogradecit është përgjigjur menjëherë, ka qenë një kordinim i mirë i punës me zjarrëfikësen, spitalin. Kanë ardhur dhe ambulanca nga spitali i Korçës. Nuk është problemi tek mungesa e medikamenteve, por vështirësia e trajtimit të këtij numri të madh personash. Aksidenti kishte ndodhur nga një gjendje jo e mirë teknike e bombolës së gazit që ka shpërthyer në ambjentin e brendshëm të lokalit ku ka bërë dhe plagosjen e njerëzve.Forcat zjarrëfikëse vajtën menjëherë në vendngjarje por atje kishte mbaruar çdo gjë. Tani po bëjnë ekspertizën për të dalë në konkluzione më të sakta.[caption id="attachment_667748" align="alignnone" width="640"]personat e plagosur3 Ne foto: Momenti kur të plagosurit mbërrijnë në repartin e djegieve në QSUT[/caption][caption id="attachment_667747" align="alignnone" width="640"]personat e plagosur2 Ne foto: Momenti kur të plagosurit mbërrijnë në repartin e djegieve në QSUT[/caption][caption id="attachment_667746" align="alignnone" width="640"]personat e plagosur Ne foto: Momenti kur të plagosurit mbërrijnë në repartin e djegieve në QSUT[/caption][caption id="attachment_667713" align="alignnone" width="640"]pogradec urgjenca4 Ne foto: Pamje nga urgjenca ne Pogradec ku po trajtohen te plagosurit[/caption][caption id="attachment_667714" align="alignnone" width="640"]pogradec urgjenca3 Ne foto: Pamje nga urgjenca ne Pogradec ku po trajtohen te plagosurit[/caption][caption id="attachment_667715" align="alignnone" width="640"]pogradec urgjenca1 Ne foto: Pamje nga urgjenca ne Pogradec ku po trajtohen te plagosurit[/caption][caption id="attachment_667712" align="alignnone" width="640"]pogradec urgjenca2 Ne foto: Pamje nga urgjenca ne Pogradec ku po trajtohen te plagosurit[/caption]