Gjobë 50 mijë lekë për sedilje të grisura autobusit, Bashkia 8 gjoba për kompanitë
Bashkia e Tiranës ka firmosur një gjobë prej 50 mijë lekësh ndaj një autobusi të transportit ndërqytetas në Tiranë për sedilje të grisura, jashtë çdo standarti që kërkohet, aq më tepër kur sot ka hyrë në fuqi dhe ligji për rritjen e biletës me 10 lekë, nga 30 në 40 lekë.Ndërkaq Bashkia e Tiranës bën me dije se ka vijuar gjatë gjithë ditës së sotme me monitorimin e zbatimit të kushteve të vendosura prej saj nga operatorët e transportit urban qytetas, për përmirësimin e shërbimit.Gjatë orëve të pikut, inspektorët e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit kanë vendosur edhe 8 gjoba të tjera për disa nga linjat qytetëse, të cilat nuk kanë respektuar 10 kushtet e Bashkisë së Tiranës.Deri në orën 18:00 të ditës së sotme mësohet se janë vendosur gjithsej 26 gjoba për mosrespektim të frekuencave në stacionet e autobusëve, probleme me sistemet e ngrohjes të mjeteve dhe mungesë të uniformave apo shenjave të identifikimit të mjeteve.Respektimi i kushteve të vendosura nga Bashkia e Tiranës do të vijojnë të monitorohen çdo ditë dhe në mënyrë rigoroze nga AMK-ja dhe Policia Bashkiake.Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo problem lidhur me shërbimin e transportit urban në kryeqytet.Gjobat e vendosura deri në orën 18.00 në linjat konkrete vijojnë si më poshtë:Linja e Tirana e Re, autobusët me targa: AA477 LK; AA476 LK; AA958 LN- Mjete të pacertifikuara- Mungesë të shenjave të identifikimitLinja Mihal Grameno, autobusi me targë: AA927 EN- Mungesë e personelit me uniformëLinja e Saukut, autobusët me targa: TR 3118U; TR 3117 U- Probleme me sistemin e ngrohjes së mjeteveLinja Kombinat-Kinostudio, autobusi me targë: AA072 JC- Mungesë e personelit me uniformëLinja Qytet Studenti, autobusi me targë: AA846 KN- Mungesë e personelit me uniformë[caption id="attachment_667697" align="alignnone" width="760"]
Gjoba e Bashkisë[/caption][caption id="attachment_667696" align="alignnone" width="542"]
Sedilja e grisur[/caption][caption id="attachment_667695" align="alignnone" width="542"]
Autobusi që u gjobit[/caption]