Parlamenti i parë demokratik në Myanmar që prej vitit 1962
Mianmari ka shënuar një tjetër moment historik pasi për herë të parë që prej vendosjes së regjimit ushtarak në vitin 1962, është mbledhur një parlament i zgjedhur në mënyrë demokratike.Ky shtet nuk ka patur zgjedhje të lira, deri në vitin 2015, kur liderja e Lidhjes Kombatare për Demokraci, Aung San Suu Kyi e udhëhoqi këtë forcë politikë në një fitore ku grumbulloi afro 59% të votave. Rezultati dha kësaj partie 81% të vendeve në Parlament.Përfaqësuesit zgjodhën fillimisht Kryetarin e Kuvendit, e cili Ëin Myint nga Lidhja Kombatare për demokraci. Atij i'u caktua një mandat 5-vjecar duke filluar nga viti 2016. Më pas, do të punohet për ngritjen e asambleve rajonale dhe të komisioneve. Megjithatë, gjëja më e rëndësishme që pritet nga Parlamenti është zgjedhje e Presidentit.Tre grupet parlamentare të pranishme të kuvend do të venë në garë kandidatët e tyre. Presidenti do të zgjidhet nga votimi i deputetëve, ndërkohë që dy kandidatët e tjerë do të mbajnë postin e zv. Presidentit. Në këtë garë nuk mund të marrë pjesë liderja e Lidhjes Kombëtare për Demokraci, Aung San Suu Kyi, pasi ajo ka dy fëmijë të cilët kanë pasaporta britanike.Një gjë e tillë ndalohet nga Kushtetuta e Mianmarit. Megjithatë, ajo ka deklaruar se do të luajë një rol mjaft të rëndësishëm në qeverisje.
/Oranews.tv/