Propozimi i Manjanit: Studentët që mbaruan jashtë pa konkurs në Shkollën e Magjistraturës

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha se do të propozojë që të pranohen pa konkurs në Shkollën e Magjistraturës.“Do propozoj të pranoheni pa konkurs në Shkollën e Magjistraturës dhe për brezin e parë të vijojë me një kurrikul të përshpejtuar”, u shpreh Manjani gjatë një takimi metë arsimuarit jashtë Shqipërisë.Manjani tha se sistemi gjyqësior ka shumë nevojë për personat që kanë studiuar jashtë. Duke sjellë një rast me një të diplomuar në Sorbonë me mesatare 7.5 i cili nuk u pranua në shkollën e Magjistraturës, ministri tha se do të hiqet kriteri i mesatares për ta, pasi nuk mund të krahasohet nota 8 me ligjin shqiptar me ate 7.5 që mund ta ketë një i diplomuar në Sorbonë.Manjani: Kam ndërment të propozoj hapjen e kuotave të shkollës së magjistraturës sepse ne duhet të pranojmë edhe një gjë tjetër.  Nuk mund të fusim dot në sistemin gjyësor jurist të pa çertifikuar nga shkolla e magjistraturës. Po e pranuam këtë përjashtim kemi dëmtuar parimin e karrierës, parimin e profesionalizmit. Kjo është rruga e duhur që të mund tju integrojmë ju. E zemë se sistemi gjyqësor nuk ka shumë nevojë për ju, por MD ka shumë nevojë.Dikush kishte mbaruar në Sorbonë me 7.5 dhe shkoi të aplijkojë në shkollën e Magjistraturës dhe nuk ja pranuan dokumentat sepse nuk plotësonte kriterin që duhej të kishte mesataren 8 sipas ligjit tonë. Pra 7.5 e Sorbonës sipas ligjit tonë nuk vleka. Ky nuk është kriter, por është maskarallëk. Këtë kriter kam ndërmend të rpopozoj për të hequr për ju dhe për studentët e ekselencës. Nuk do merremi tani me histori mesataresh."Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ngriti shqetësimin se në sistemin gjyqësor të Shqipërisë nuk ka asnjë që ka studiuar jashtë vendit.Manjani: Propozimi ynë ka qenë dhe mbetet që të mund të fusim në sistemin e ri gjyqësor dhe të prokurorisë nga të rinj dhe të reja që janë shkolluar jashtë. Jo se këta që kanë studiuar brenda janë të skualifikuar, edhe ata do të jenë në garë. Por shkollat nga ju vini janë shumë herë më të mira sesa shkollat që ne kemi. Sot në sistemin gjyqësor nuk kemi asnjë për be nga të shkolluarit jashtë. Edhe gjykatat e Enver Hoxhës kishin të shkolluar jashtë. Gjykatat e sotme nuk kanë asnjë.