Filiali i UT në Kukës, studentët: Të mos mbyllet, na shkurton shpenzimet

Në vitin e fundit që po funksionon filiali i Universitetit të Tiranës në Kukës, nxënësit që vijojnë të ndjekin studimet në të, kërkojnë të mos mbyllet. Thirrjes së studentëve u bashkohen dhe pedagogët dhe vendorët e Kukësit. Sipas tyre filiali u shkurton shpenzimet të rinjve të Kukësit, të cilët ndodhen në gjendje të vështirë ekonomike.Në prag të mbylljes së filialit te Universitetit të Tiranës në Kukës, Studentet apelojnë për rivënien në funksion të tij. Sipas tyre gjendja e vështirë ekonomike, nuk ua mundëson kryerjen e arsimit të lartë në qytete të tjera të Shqipërisë.Studente: “ Nuk është mirë që të mbyllet ky fakultet sepse i jep mundësinë të gjithë kuksianëve si dhe të Hasit, të Tropojës,  të bëjnë shkollën  prandaj i bëjmë thirrje që të vazhdojë.”Studente: “Ka më pak kosto se sa në Tiranë prandaj do të ishte shumë humbje nëse do të mbyllej ky filial dhe është mirë të vazhdojë.”Përgjegjësi i këtij filiali Mexhit Hajdari pranon se ky filial ka krijuar një përvojë të mirë pas 9 viteve funksionim si Institucion i shkollës së lartë dhe duke marrë në konsideratë kuoten e lartë të pikëve për pranimin e studentëve e cilëson absurdite mbylljen e filialit.Mexhit Hajdari: “Të ngrihet një grup lobimi, të ulet në Ministrinë e Arsimit dhe qeverisë për të parashtruar në mënyrë të detajuar avantazhet e rihapjes së filialit të Kukësit, me qëllimi që të gjithë palët të jenë të bindura se i bëhet mirë Kukësit si rajoni më i varfër”Këshilli Bashkiak i Kukësit deklaroi se do t'i drejtohen qeverisë për mosmbylljen e shkollës së lartë.“Të gjithë pedagogët vijnë nga Tirana, të ardhur me mesatare mbi 4000 pikë na lind e drejta që t’i drejtohemi qeverisë duke patur dhe përkrahjen dhe mbështetjen e kryetarëve të Bashkisë që ky filal të mbetet i hapur.” “Përderisa janë të njëjtët profesorë nuk është se është një universitet privat dhe është një histori që nuk na përket ne.”Numri i studentëve që vazhdonin studimet pranë këtij filiali kapte shifrën 1100 persona në deget ekonomi, infermieri dhe gjuhë e huaj para se të dilte urdhri nga Ministria e Arsimit për mbylljen e tij.