Demokratët çojnë bashkinë në gjykatë, të pezullohet bileta 40 lekë
Këshilltarët e djathtë të bashkisë së Tiranës depozituan në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të biletës nga 30 lekë në 40 lekë.Ora News zbulon objekt padinë ku kërkohet pavlefshmëri por dhe pezullimit të ekzekutimit të vendimit që mban datën 30 dhjetor 2015.a) Konstatimin e pavlefshmërisë të Vendimit të Këshillit Bashkiak Tiranë nr 66,datë 30.12.2015 për "Indeksimin e Tarifave të Transportit Qytetës në Bashkinë e Tiranës".b) Marrjen e masës për sigurimin e padisë duke pezulluar ekzekutimin e Vendimit të Këshillit Bashkiak Tiranë nr.66, datë 30.12.2015 për "Indeksimin e Tarifave të Transportit Qytetës në Bashkinë e Tiranës".Baza ligjore: neni 32/a, 202 e vijues i Kodit të Procedurës Civile, neni 115,116 dhe 117 I Kodit të Procedurës Administrative, neni 2/3, 7/a, 10/2/b, 17/2/c, 28/1 I Ligjit Nr. 49/2012 "Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative", neni 10 pika 3/1, pika n e nenit 32, të ligjit nr 8652.dt 31.07.2000 "Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore" i ndryshuar neni 10, shkrojka c, nenit 12,shkronja a, nenit 14.neni 85,paragrafi i trteë të ligjit nr 8308 dt 13.3.1998, "Për Transportet Rrugore" I ndryshuar, VKM nr 761,dt 12.11.2014 "Për shfuqizimin e Vendimit nr 637, 21.05.2008, të Këshillit të Ministrave, "Për Ndryshimin e Tarifave të Transportit Qytetas të Udhëtarëve, të miratuara me vendimin nr 146, dt. 26.2.1998, të Këshillit të Ministrave i ndryshuar, Vendimit të Këshillit Bashkiak, Tiranë nr.25, dt 16.5.2006 "Mbi përcaktimin e linjave të Transportit të Qëndrimit të Autobuzëve të Shërbimit në këto linja (I ndryshuar), me propozim të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Këshilli Bashkiak.