Digjen barakat e komunitetit rom në Shkozë, banorët përplasen me policinë

Situatë e tensionuar në Shkozë të Tiranës, ku komuniteti rom kishte ngritur çadrat për të jetuar, përpara pallateve të ngritura për banesa sociale.Rreth orës 13:00 të ditës së sotme më shumë se 10 barake u përfshinë nga flakët. Pas dy orësh banorët të indinjuar goditën me gurë banesat sociale. Ata tentuan të hyjnë me forcë në banesa.Bashkia vendosi të ngrejë 15 çadra si strehim i përkohshëm por romët nuk pranojnë duke kërkuar zgjidhjen një herë e mirë të problemit të strehimit.Bashkia: Janë marrë masat për sistemimin e 11 familjeveBashkia e Tiranës ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Shkozë pas djegies së barakave të Komunitetit Rom dhe përplasjes me Policinë. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Bashkia sqaron se janë marrë të gjitha masat për normalizimin e situatës dhe për sistemimin e 11 familjeve të prekura nga zjarri. Bashkia sqaron se ka ngritur disa cadra pranë Qendrës Tranzitore të Emergjencave në Tufinë.Po ashtu bashkia dënon aktet e dhunës të ushtruara nga disa pjesëtarë të komunitetit rom në drejtim të policisë.Djegia e barakaveMë shumë se 10 barake të komunitetit rom në zonën e Shkozës janë përfshirë nga flakët.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.00 të së enjtes.Banorët të alarmuar kanë evakuar fëmijët e vegjël ndërsa policia dhe 3 stacione të shërbimit zjarrëfikës kanë vënë për 30 minuta nën kontroll flakët."Kemi shpëtuar vetëm fëmijët, na janë djegur të gjitha.Nuk kemi ndezur zjarr, shkak për ngjarjen masa në transformator”.Shkak mendohet të ketë qënë një shkëndijë elektrike në trasnforamtorin pranë banesave megjithëse shërbimi zjarrëfikës nuk përjashton edhe mundësinë e pakujdesisë të këtij komuniteti.Në kushte të tilla emergjente, ku këtyre banorëve u është djegur gjithçka, Drejtoria e Strehimit e bashkisë së Tiranës do të vendosë çadra që ata të mos kalojnë natën në qiell të hapur deri në një zgjidhje afatgjate.[caption id="attachment_664944" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Zjarri që ra sot në banesat e komunitetit rom në Shkozë Ne foto: Zjarri që ra sot në banesat e komunitetit rom në Shkozë[/caption][caption id="attachment_664945" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Zjarri që ra sot në banesat e komunitetit rom në Shkozë Ne foto: Zjarri që ra sot në banesat e komunitetit rom në Shkozë[/caption][caption id="attachment_664946" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Zjarri që ra sot në banesat e komunitetit rom në Shkozë Ne foto: Zjarri që ra sot në banesat e komunitetit rom në Shkozë[/caption][caption id="attachment_664843" align="alignnone" width="640"]Zjarri që ra sot në banesat e komunitetit rom në Shkozë Zjarri që ra sot në banesat e komunitetit rom në Shkozë[/caption][caption id="attachment_664844" align="alignnone" width="626"]Zjarri që ra sot në banesat e komunitetit rom në Shkozë Zjarri që ra sot në banesat e komunitetit rom në Shkozë[/caption][caption id="attachment_664845" align="alignnone" width="633"]Zjarri që ra sot në banesat e komunitetit rom në Shkozë Zjarri që ra sot në banesat e komunitetit rom në Shkozë[/caption][caption id="attachment_664846" align="alignnone" width="631"]Zjarri që ra sot në banesat e komunitetit rom në Shkozë Zjarri që ra sot në banesat e komunitetit rom në Shkozë[/caption][caption id="attachment_664859" align="alignnone" width="640"]Zjarri që ra sot në banesat e komunitetit rom në Shkozë Zjarri që ra sot në banesat e komunitetit rom në Shkozë[/caption][caption id="attachment_664860" align="alignnone" width="640"]Zjarri që ra sot në banesat e komunitetit rom në Shkozë Zjarri që ra sot në banesat e komunitetit rom në Shkozë[/caption]Banorët përplasen me policinëBanorët e komunitetit rom banesat e të cilëve u përfshinë nga flakët mesditën e sotme janë përplasur me policinë gati 2 orë më pas. Mësohet se banorët sulmuan me gurë banesat sociale, të cilat ndodhen përballë kampit I cili u përfshi nga flakët. Ata thonë se kërkojnë shtëpi për tu strehuar.Një grup forcash policie, përfshi dhe ato të shqiponjave shkuan në vendngjarje. Situatën e pa nga afër dhe Avokati i Popullit, Igli TotozaniAvokati i Popullit, Igli Totozani u kërkoi romëve të distancohen menjëherë nga aktet e dhunës.  Avokati foli për gjetjen e një strehimi të përkohshëm dhe dinjitoz për këtë komunitet dhe më pas gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë dhe dinjitoze“Duhet gjetur një zgjidhje emergjente dhe afatgjate dinjitoze.  Është një grup në rrisk që jeton në kushte ekstremisht të vështira. Situata të tilla janë të paralajmëruara”Situatën e pa nga afër edhe këshilltarët e PD-sëAta kërkuan marrjen e masave emergjente nga bashkia duke e quajtur Veliajn si kalorësi i praruar kur rendi për të marrë votat, tani nuk ndodhet mes tyre për t’i ndihmuar"Personi i parë që duhet të ishte këtu është vetë Erion Veliaj situata është mëse e vështirë" tha Leonard Olli.Banorët të korruptuar shprehën zhgënjimin nga politika duke i kërkuar zgjidhje të përhershme për strehimin e tyre.[caption id="attachment_664922" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Xhamat e thyer prej komunitet rom qe qelluan me gure Ne foto: Xhamat e thyer te banesave sociale prej komunitet rom qe qelluan me gure[/caption][caption id="attachment_664924" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Forcat e policise te banesat sociale Ne foto: Forcat e policise te banesat sociale[/caption][caption id="attachment_664933" align="alignnone" width="640"]manjola me romet Ne foto: Gazetarja e Ora News interviston pjestare te komunitetit rome[/caption]https://www.youtube.com/watch?v=d6ifksiS_Lc