Ish-Presidentit i Bregut të Fildishtë në Hagë për krime kundër njerëzimit

Teksa gjyqi historik në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Hagës ka nisur, ish-presidenti i Bregut të Fildishtë Laurent Gbagbo ka mohuar akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.Ai është i pari lider shteti që gjykohet në Hagë, teksa akuzohet për nxitje të luftës civile pas humbjes në zgjedhjet e 2010, konflikt i cili shkaktoi 3 mijë viktima.Ish-Presidenti u arrestua në prill të vitit 2011 nga forcat besnike të presidentit Ouattara, të mbështetura nga trupat franceze dhe më vonë po atë vit u ekstradua në Hagë.70-vjeçari Gbagbo u shfaq i qetë dhe madje i qeshur në nisje të seancës teksa shtrëgoi duart me ekipi e tij të mbrojtjes të cilët thanë se nuk dyshojnë në pafajësinë e tij. Jashtë tribunalit qindra përkrahës u mblodhën në mbështetje të tij.Gbagbo, i cili u pasua nga rivali i tij Alassane Ouattara pasi Franca ndërhyri për t'i dhënë fund luftës katër mujore, përballet me katër akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime  lufte.Megjithatë kjo çështje është edhe një sprovë e madhe për gjykatën e krimeve të luftës për të ndjekur penalisht një politikan të profilit të lartë pas kaosit të krijuar në rastin e Presidentit të Kenias Uhuru Kenyatta, ku pati një përpjekje të ashpër lobuese diplomatike nga Kenia dhe aleatët e saj afrikanë.E ngritur 13 vjet në parë për të hetuar krimet e rënda ndërkombëtare, gjykata e Hagës deri tani ka dhënë vetëm dy dënime për dy kryekomandantë afrikanë.