Byroja, Berisha: Rama thotë s’më lë Manjani. Kryeministri: Avokat pa pagesë i LSI
Partia Demokratike e zhvendosi debatin për ngritjen e Byrosë së Hetimit në Kuvendin e Shqipërisë përmes ish Kryeministrit Berisha, i cili e forcoi linjën e diversionit mes Kryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë që përfaqëson LSI në qeveri. Z. Berisha shpalli shefin e qeverisë armik kryesor të Reformës në Drejtësi, dhe tha se Rama fajëson Ministrinë e Drejtësisë te ndërkombëtarët për mosngritjen e Byrosë së Hetimit. Në këtë debat ndërhyn Spartak Braho Kryetar i Komisionit të Sigurisë kur thotë LSI dhe Ministri i saj e mbështesin me forcë ngritjen e Byrosë së hetimit ndërsa PS përmes Gramoz Ruçit i largoi akuzat nga perimteri i Kryeministrit dhe fajësoi demokratët se po pengojnë reformën në drejtësi duke bërë pazare.Tirane-Partia Demokratike e ka përforcuar sfidën ndaj Kryeministrit Edi Rama, për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.Ish Kryeministri Sali Berisha, shprehu dhe një herë gadishmërinë e demokratëve për të votuar këtë institucion të ri të hetimit të korrupsionit ndërsa akuzoi shefin e qeverisë që e pengon.Për akuzuat reagoi kryetari i grupit parlamentar të PS parlamentarë Garmoz Ruçi.Ish Kryeministri Sali Berisha, shkoi më tej me akuzat e tij kur foli për arsyet që pengojnë Ramën të mbështesë ngritjen e byrosë së hetimit siç është parashikuar dhe rënë dakort me Komsionin e Venecias nga të gjitha palët.Kryeministri Edi Rama, nuk dha argument për Byronë Kombëtare të Hetimit, por u fokusua vetëm tek akuzat për Ministrin Ylli Manjani.Në këtë debat ndërhyn Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, i cili sqaroi pozitat e Ministrit Manjani dhe të LSI.Mbi gjithë këtë , Ministri Brendshëm Sajmir Tahiri, dha argumenta teknike duke ju shmangur diskutimit politik dhe garantoi se puna vazhdon.Sali Berisha: Njeriu që po mban peng Byronë Kombëtarë të Hetimit e ka emrin Edi Rama dhe i gënjen të tjerët e thotë s’ma pranon Ylli Manjani.Ylli Manjani pranon formën që ka sugjeruar Komisioni i Venecias. Ylli Manjani thotë atë që ka thënë dhe Sali Berisha dhe Pandeli Majko dhe çdo deputet tjetër.Do të thotë këtu atë që ka thënë Komisioni i Venecias dhe nuk mund të thotë Edi Rama kryehetues, Edi Rama kryeprokuror, Edi Rama kryegjykatës.Çfarë ka Byroja e Hetimit? Absolutisht ligji që kanë përpunuar ekspertët amerikanë përputhet terësisht duke marrë parasysh edhe vërejtjet e Venecias, me vendimin e gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.Kush e pengon thoni ju? Kryetari i PD-së i ka thënë faktorit ndërkombëtar:Silleni menjëherë ta votojmë. Edi Rama u thotë jo s’më lë Ylli Manjani. Po pse Kryeministër që të pengon një Ministër, zotëri Kryeministri ka një rregull po ti nuk je Kryeministër.Ministri që nuk zbaton vullnetin e Kryeministrit, i thuhet mirupafshim. Po si thua dot, se ti e do për veten tënde Byronë, nuk e do për hetimin.Se Byroja e Hetimit do të fillojë me Surrelin, do të fillojë me pallatin 5 katësh. Angazhove papagaj në Shqipëri dhe në botë për të të paraqitur tu si mbështetës i reformës. Krijove një grup. Cili është grupi? Grupi me një krye Xhafën, përfaqësuesin e klaneve të drogës etj etj. Pse nuk bëmë dot ( i flet Majkos) unë dhe ti ndonjë pallat apo vilë gjatë kësaj kohe?Ky është problem se nuk dalin paratë. Emëroi Sokol Sadushin i cili për hir të vërtetës është ekspert i zoti në të drejtën administrative por është militant partiak.Sa u ul aty, tha tani unë dua Gjykatën Administrative i tha këtij. Më bëj Gjykatë të Lartë Administrative që urdhrat e tu ti shndërroj në ligje gjykatash.Tjetër, në konflikt të plotë interesi kunati i Mimit, të cilin unë duke e quajtur shoqëri civile si të pavarur para disa vitesh e mbështeta si njëri që do vëzhgonte qeverinë tonë nga KiE. Tani del e thotë në media si mund të shkoj unë të më votojnë gjykatësit kur ata e dinë që unë po bëj ligjin dhe nuk më votojnë kurrë.E kuptoni çfarë reforme ka katranasur ky. Asnjë prej tyre nuk do të mund të marrë funksion për 8 vjet rresht dhe reforma do të bëhet.Ja u them unë, s’do mund ta pengojë ky, nuk mashtron dot më se reforma do bëhet me 64 vota, reforma do të bëhet me 120 vota, 130 vota.Le të krijohet komisioni tresh, forcat politike dhe të proçedojnë me reformën të standarteve më të mira. Por atë nuk e don ky. Në replikë me ish-kryeministrin Berisha, shefi i qeverisë Rama u shpreh i impresionuar nga mbrojtja që Berisha i bëri Ministrit të Drejtësisë, duke i sugjeruar të bëjë avokatin pa pagesë të LSI dhe për çështje të tjera në raport me PD.Edi Rama: Unë e kisha kërkuar fjalën më parë dhe kjo nuk është replikë por nuk mund ta fsheh që jam i impresionuar nga avokatia që iu bë Ministrit të Drejtësisë dhe tani besoj je gati të shkosh të bësh avokatin e LSI kundër Rilindjes Demokratike në gjyq për ato shpifjet e Rilindjes Demokratike. Dhe pasi të fitosh gjyqin kundër Rilindjes Demokratike për llogari të LSI, duhet të hapësh ti gjyqin kundër PD për akuzat që ka bërë këtu duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Parlamentit për vrasjen e dy deputetëve. Ke shumë punë për të bërë, je impresionues në përpjekjen për tu shfaqur si avokat pa pagesë i LSI.Rama akuzoi qeverinë Berisha për abuzime me koncesionet dhe shkatërrimin e pyjeveEdi Rama: ‘Po me pyllin çfarë pate. Pyllin e njihje më mirë nga ne. Pasi dole nga pylli nuk duhej ti vije sëpatënRama:S'ka zgjedhjet të parakohshme, kush saboton drejtësinë e merr përgjigjen në zgjedhjeRama: Zgjedhjet as nuk bëhet fjalë, se në fillim duhet të bëni opozitë ju jeni akoma qeveria e vjetër. Në këtë pikë e mora fjalën për t’iu thënë kaq: Ne këtë pozicion kemi dhe nuk kemi tjetër që ditën e parë dhe do vazhdojmë të kemi këtë pozicion, ju doni të bëni ato tollovitë tuaja, bëjini, sabotojeni, vonojeni reformën, s’ka problem. Do ta shikojmë në zgjedhje.Siç e patë kur donit t’u shisnit shqiptarëve teori që ne po bllokonim integrimin. E patë, do e shikojmë prapë.Vokshi-Ramës: E dija që përndjek gratë, po jo se do shkonim dorë për dore në gjykatëRama: Kjo qeveri mund të ketë shumë të meta, me siguri ka bërë dhe gabime por kjo qeveri ndër shumë merita që ka, ka dhe meritën që i është kundërvënë dhe i ka vërë kufirin mafies së ilaçeve dhe mafies që kishte kapur për fyti sistemin e shëndetësisë. 30% ilaçet më të lira. I vetmi vend në Europë, rajon që nuk arriti në 20 e kusur vite të ndërtojë një bazë të dhënash për shëndetin publik.Këta janë e vetmja parti politike që luftën politike e kthen në “gjueti shtrigash” dhe që godet njerëzit e sipërmarrjes.Keni bërë spekulim skandaloz duke propaganduar se janë 120 milion që do i marrë kompania.Vokshi:Zoti. Kryeministër unë e dija që ti i përndjek gratë, por nuk e dija që do të vinte një ditë që do iknim bashkë dorë për dore në sallën e gjyqit dhe të siguroj që mezi e pres që të shkojmë dhe të përballemi publikisht për të bërë transparencë të plotë të gjithë atyre konçesioneve që ju përmendët dhe atyre që nuk guxuat ti përmendnit.Noka i tregon një sms, Rama: Kush ta nisi, luani apo dhelpra?Noka i tregon një sms Ramës gjatë kohës që Kryeministri fliste për Hemodializën.Rama-Nokës: Nga kush të erdhi mesazhi? Nga luani, nga ujku apo nga dhelpra?Kush ta çoi? A, ta çoi kaprolli.Nuk e di gjuhën e asaj trupe mbështetëse që ke ti.Gramoz Ruçi: "Pazar nuk ka. Konsensus për të bërë një reformë sipas të gjitha standarteve siç erdhën me ndihma paraprake dhe siç do vijë raporti përfundimtar i Venecias."