Byroja, Braho: S’ka mosmarrëveshje PS-LSI, duhet të jetë në varësi të Prokurorisë
Nuk ka asnjë mosmarrëveshje mes dy partive kryesore në koalicionin e mazhorancës lidhur me Byronë e Hetimit.Në një intervistë për Ora News, kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho tha se ngritja e Byrosë së Hetimit ka dakordësinë e të gjitha palëve dhe se PS-LSI nuk kanë asnjë mosmarrëveshje.Braho: Unë personalisht por dhe forca politike që unë përfaqësoj është e bindur që kjo strukturë e specializuar e luftës kundër krimit dhe korrupsionit është e domosdoshme, duhet ngritur, nuk e kuptoj pse nuk ngrihet. Nuk ka vështirësi për ta ngritur sepse nuk kërkon ndryshime kushtetuese, kërkon një draft nga qeveria dhe të vijë brenda parametrave që e lejon Kushtetuta, edhe ligji gjithnjë në varësi të Prokurorisë së Përgjithshme në bashkëpunim me policinë e shtetit. Nuk ka hezitim, problemi është të vijë, të bëhet prezent. Ka ngadalësi, me gjithë ndërhyrjet dhe thirrjet e herëpashershme që bën Ambasadori amerikan.Ambasadori të kalojë nga fjalët në veprime.Nuk ka asnjë mosmarrëveshje mes Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Brendshme për këtë çështje?Braho:Nuk ka mosmarrëveshje se nuk ka akoma material, kur të vijë…Por gjykoj që Ministri i ri i Drejtësisë është i prirur të jetë mbështetës i kësaj nisme.Një ditë më parë, kreu i PD Lulzim Basha rinxori në skenë çështjen e shumëdebatuar nga politika shqiptare, por të lënë gati në harresë nga të gjithë, që kur Gjykata Kushtetuese e shpalli ligjin e parë antikushtetues.Basha akuzoi Kryeministrin Edi Ramën se po mbahet peng edhe pse PD dha dakordësinë për draftin e ekspertëve amerikanë.Basha: “Ky zotëri që çiret nga mëngjesi deri në darkë për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi, pse nuk e jep dakordësinë e tij? Çfarë e pengon? Kush e ka kapur prej xhakete? Kush ia mban dorën? Forcë e madhe duhet të jetë, derisa ka 4 muaj që refuzon partnerin tonë strategjik SHBA-në, në një objektiv po kaq strategjik siç është lufta kundër korrupsionit”.