Gazeta austriake “Österreich”: Hashim Thaçi President i Kosovës

Gazeta austriake “Österreich” ka publikuar një artikull, ku paralajmëron se javën në vazhdim, zëvendëskryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi do të zgjidhet president i Kosovës.

Sipas gazetës, Thaçi gëzon një përkrahje shumë të madhe të popullit të Kosovës, meqë 48 vjeçari kishte udhëhequr Kosovën drejt pavarësisë.“Presidenti kosovar zgjidhet nga një parlament i përbërë nga 120 deputet. Në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave, në raundin e tretë mjaftojnë vetëm 60 vota”, shkruan gazeta.“Österreich” po ashtu shkruan për paralajmërimin e përfaqësuesve të opozitës për të organizuar një protestë, pikërisht në përvjetorin e tetë të pavarësisë.Sipas gazetës përmes protestave, opozita në Kosovës po mundohet të detyrojë Qeverinë e Kosovës të heq dorë nga dy marrëveshje, atë për Asociacionin me Serbinë dhe për Demarkacionin me Malin e Zi. /KosovaPress/