Padia për shpifje, Beqaj dhe Basha nuk paraqiten në gjykatë, shtyhet seanca

Gjykata e Tiranës ka nisur shqyrtimin e padisë për shpifje të Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe kreut te opozitës Lulzim Basha. Të dyja palët kishin preferuar të përfaqësoheshin me avokatë.Fillimisht gjykata u bëri kërkesë palëve për ta zgjidhur çeshtjen me pajtim, kërkesë kjo që nuk u pranua nga avokati i Beqajt. Në këto kushte padia kaloi në seancë gjyqësore,  e cila u caktua për t'u zhvilluar më 8 shkurt.Sipas padisë së depozituar në gjykatë ministri i Shëndetësisë pretendon se kreu i opozitës ka shpifur ndaj tij në një deklaratë të bërë më 17 nëntor të vitit që shkoi. Basha ka akuzuar Ministrin e Shëndetësisë se ka favorizuar në tendera kompani, me të cilat ka konflikt interesi.