Qeveria fiton votëbesimin, deputetët shqiptarë shpëtojnë Djukanoviç
Qeveria e drejtuar nga Milo Djukanoviç e kaloi dje me sukses përballjen me Parlamentin e Malit të Zi, duke marrë votëvesimin.Nga 62 deputetë që morën pjesë në votim, mbështetje për Qeverinë votuan 42, ndërsa kundër ishin 20 deputetë.Për të ruajtur pushtetin, Qeverisë Djukanoviç i duheshin 41 vota, çka nënkupton se votat e partive shqiptare ishin vendimtare për shpëtimin e kësaj qeverie.Nga 6 deputetët shqiptarë në parlament, 5 votuan pro, ndërsa kundër votoi vetëm Dritan Abazoviç nga partia qytetare URA.Edhe përkundër mos realizimit të të drejtave të shqiptarëve, deputetët nga partitë shqiptare që nga koha e Unionit Demokratik të Shqiptarëve të Ferhat Dinoshës i cili tani është Abasador i Malit të Zi në Tiranë, vazhdojnë të përkrahin Qeverinë Djukanoviç.
