Suedia do të rikthejë mbi 80 mijë emigrantë

Autoritetet suedeze kanë në plan të dëbojnë 80 mijë azilkerkues nga vendi.Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm suedez Anders Ygeman, i cili shtoi se për deportimin e të gjithë emigrantëve do të përdoren avionë charter dhe kjo procedurë do të marrë disa vite kohë.Gjatë vitit 2015 në Suedi kanë aplikuar për azil 163 mijë emigrantë, numri më i lartë në Europë llogaritur në bazë të numrit të popullsisë.Në Suedi kanë shkuar emigrantë edhe nga Shqipëria, dhe ata të cilëve u është refuzuar azili pritet të jenë pjesë e këtij fluksi që do të rikthehen.Megjithatë, aplikimet kanë rënë ndjeshëm që prej momentit kur suedia rivendosi kontollet kufitare.Bashkë me Gjermaninë, vendi skandinav është destinacioni më i preferuar i klandestinëve që arrjnë ilegalisht në Europë.Nga 58.800 kërkesa për azil të bëra gjatë 2015, 55% u pranuan.Sa u përket atyre që duhet të lënë vendin, ministri Ygeman tha se bëhet fjalë për 60 mijë, por numri mund të rritet deri në 80 mijë.Çështja e emigrantëve në suedi është bërë shumë e ndjeshme dhe e debatueshme veçanërisht pas shtimit të rasteve të dhunës në qendrat e azilkëkruesve.Disa ditë më parë një 22 vjecare, punonjëse në një qendër emigrantësh në afërsi të Gotenburgut, u qëllua për vdekje me thikë nga një 15 vjecar emigrant.Më shumë se një milion refugjatë të larguar nga luftrat në Siri, Irak dhe Afganistan kanë hyrë në Europë gjatë vitit të shkuar. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nga 46 mijë klandestinë që kanë mbërritur në Greqi që prej fillimit të këtij viti deri tani, më shumë se 170 kanë humbur jetën në udhëtimet e rrezikshme në det.Londra do pranoje femijet siriane, Maqedoni mbyll kufijtë me GreqinëNdërkohë Londra ka lajmëruar se do të pranojë fëmijë që vijnë nga Siria me kushtin që të mos kenë kaluar tranzit në asnjë vend tjetrë të BE.Britania e Madhe ka dakordësuar me OKB për të identifikuar raste të veçanta të minorenëve që vijnë nga Siria dhe nga vende të tjera të konfliktit.Kryeministri Cameron ka bërë gati planin për të pranuar 3 mijë minorenë.Ndërkaq Maqedonia ka mbyllur kufijtë me Greqinë për emigrantët dhe klandestinët. Gati 2 mijë e 600 emigrantë janë bllokuar në teritorin grek./Oranews.tv/