Të përmbyturit tek Avokati i Popullit: Mbase del një burrë i mire, na kompenson

Akoma nuk ka gjetur zgjidhje problemi i kompensimit të tokave të përmbytura nga Hidrocentrali i  Fierzës që nga viti 1978.Edhe pas 22 vitesh greva e protesta paqësore dhe të dhunshme, të cilat janë ndërrmare shpesh nga Shoqata të krijuara nga familjet e përmbytura, problemi nuk ka gjetur zgjidhje përfundimtare dhe këto familje janë detyruar që ti drejtohen institucionit të Avokatit të Popullit. Rakip Elezi, banor i përmbytur: Sot jemi paraqitur pranë zyrës së Avokatit të Popullit për të marrë në shqyrtim kërkesën dhe të shohim më tej se çfarë do të na këshillojë. Në këtë kërkesë janë më shumë se 500 familje. Nuk kanë përfituar as kthimin dhe as kompensimin e  pronës. Gjendja e këtyre familjeve është e vështirë pasi janë transferuar nga Kukësi i vjetër në Kukësin e ri, një pjesë e tyre është në pamundësi jetes, një pjesë e tyre trajtohen me ndihmë ekonomike, një pjese u është hequr. Halit Cengu, banor i përmbytur: Kemi ardhur te zyra e Avokatit të Popullit meqë nuk na kanë kthyer përgjigje asnjë nga institucionet shtetërore që e kanë për detyrë, për tu interesuar për pronat tona që i kemi në liqen.Kemi që në ’94 që i kërkojmë këto prona si fshat dhe nuk na jep kush përgjigje dhe as rrugëzgjidhje. Kemi kërkuar takim dhe me Kryeministrin, i kemi thënë njëherë dhe ka thënë po do merrem me këto prona pas zgjedhjeve lokale që kaluan. Kemi takluar kryetarin e parlamentit , na ka dhënë shumë të drejtë, ka marrë shumë gjëra përsipër por pas zgjedhjeve nuk e vrau mendjen për atë punë. Tani dhe me i kërku ndonjë takim nuk na kthen përgjigje fare.Janë 149 familje nga fshati im.Po detyrohen njerëzit me ik se punë shteti nuk ka, tokë nuk kanë se ua ka përmbyt liqeni, shteti nuk përgjigjet për tokat, kemi 92 hektarë tokë si fshat në ujë dhe nuk përgjigjet kush për atë punë. Ama të gjitha detyrimet ne na i kërkon shteti dhe ne i përgjigjemi.Kemi kërkuar të na kompensojë për tokat, qoftë dhe me para në dorë me vlerën aktuale sot të tregut. Nëse nuk na përgjigjen nuk kemi çfarë të bëjmë se shtetin nuk e rrëzojmë dot se një katund jemi, por kërkesat do ti vazhdojmë deri në fund mbase del ndonjë burrë i mirëë dhe na thotë:Po keni të drejtë.Edhe këta na thonë keni të drejtë por nuk na japin gjë, janë tallur me ne tash 25 vjet. Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit: Ankesat e qytetarëve janë të ndryshme, ka pasur ankesa për mos dhënien e ndihmës ekonomike, problemet me gjykatat, problemin e tokave të përmbyra në Kukësin e vjetër.Edhe në mbledhjen e Këshillit të Qarkut Kukës problemi i kompensimit të tokave të përmbytura është trajtuar dhe drejtuesit vendorë i kanë bërë kërkesë Qeverisë që ky problem të shqyrtohet, duke i kompensuar këto familje. Abedin Oruçi:Meqenëse liqeni ka përmbyt shumë banesa dhe banorët e Kukësit po paguajnë energjinë elektrike në masën 80%, na lind e drejta ti drejtohemi qeverisë që këta banorë të shpronësohen. Ti bëjmë kërkesë qeverisë që të shpronësohen banorët që janë përmbytur nga Hidrocentrali i Fierzës. Qemal Elezi: Me bë një projektligj që tokat e përmbytura të trajtohen me ligj. Nëse nuk arrihet, tokat e përmbytura do mbeten ashtu siç kanë ngelë këtu e 20 vite. Është e pamoralshme që Kukësi të mos përfitojë.Është gjithë kjo hapësirë liqenore që po i  jep ndriçim gjithë Shqipërisë.Duhet të fillojë të marrë zgjidhje ky problem, sepse po kthehen toka me nga 2-300 metra katrorë në vende të tjera, këtu janë 1300 e sa hektarë tokë. Ismet Nika: Duhet të organizohemi dhe të dalim dhe në protestë për sensibilizimin e qeverisë në lidhje me pronat e përmbytura të Kukësit, duke pas mbështetjen dhe te qarkut dhe qytetarëve të Kukësit. Bashkim Shehu: Janë 1400 hektarë. Nuk ka asnjë problem me dal në protestë, por ideja është të niset një projektligj me mbështetjen e një Ambasade të fuqishme.Po u bë me ligj është ligjore.Nga ndërtimi i Hidrocentralit të Fierzes u përmbytën 35  fshatra dhe qyteti i vjetër i Kukësit.Që nga ajo kohë shteti ka kompensuar një pjesë shumë të vogël të këtyre familjeve nga 5500 familje që ka gjithsej rajoni i përmbytur.[caption id="attachment_664674" align="alignnone" width="640"]6 Mbledhja e qarkut të Kukësit[/caption][caption id="attachment_664673" align="alignnone" width="640"]3 Banorët e përmbytur kërkesë Avokatit të Popullit[/caption][caption id="attachment_664672" align="alignnone" width="640"]2 Përfaqësuesit e banorëve të përmbytur tek Avokati i Popullit[/caption]