Kryebashkiaku takim me grupet e interesit për paketën fiskale: Ulen 30% taksat

Niveli i taksave vendore për vitin 2016-të do të ulet në masën 30 % më pak se ato të një viti më parë.Ky fakt është bërë i ditur nga kreu i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj gjatë dëgjesës publike me grupet e interesit për paketën fiskale të këtij viti që u organizua.Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku u Lezhës u ka dhënë ultimatum bizneseve që të paguajnë taksat vendore dhe jo të veprohet siç kanë vepruar më parë.Në paketën e re fiskale të Bashkisë Lezhë e cila në fakt i referohet edhe ndryshimeve ligjore, janë përjashtuar nga pagesa e taksave dhe tarifave vendore të gjitha grupet me probleme ekonomiko-sociale.Grupet e interesit kanë bërë edhe propozimet e tyre konkrete që do të relatohen në projekvendimin e paketës fiskale, të këtij viti që brenda pak ditësh do të miratohet edhe në Këshillin Bashkiak të Lezhës.