"Reforma zgjedhore, nuk do të ketë sistem Prim"
Të ftuarit në studion e Tonight Ilva Tare, mohuan që në Shqipëri të ketë një sistem Prim të zgjedhjeve.Politologu Afrim Krasniqi tha se është e paimagjinueshme që kjo të ndodhë në Shqipëri. Edhe kryetarja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendore, Greta Meta tha se hedhja e idesë për një sistem Prim ishte një dorashkë për të parë reagimin e partive të vogla.Nënkryetari i KQZ, Denar Biba tha se sisteme zgjedhore çojnë në një lloj korrupsioni. Ai tha se sistemi aktual që kemi është demorkatik.Drejtorja e Kimitetit Shqiptar të Helsinkit, Vjollca Meçe tha se ky sistem që kemi është një korrupsion kundër zgjedhësit. Krasniqi: Prim-i, në kushtet e Shqipërisë është e paimagjinueshme të ndodhë. Askush nuk mund ta pranojë atë gjëMeta: Ishte një dorashkë besoj për të parë sesi do të reagonin më mënyrë të veçantë partitë e vogla besoj. Nuk e kanë ndërment që të merren me primin.Në kushtet e Shqipërisë është i mirë si sistem?Meta: Nuk e besoj, sepse përderisa dy paritë e mëdha do dalin pastaj në atë sistemin që vetëm një parti edhe…do prishi nocionin e demokracisë.Biba: Kur flitet për korrupsion zgjedhor një nga elementët e korrupsionit zgjedhor është edhe sistemi. Jo domosdoshmërisht çdo sistem nënkupton korrupsion, por në një mënyrë ose tjetër sistemet cojnë në një lloj korrupsioni, sepse në fund të fundit janë formula matematike të cilat i japing përparësi X faktori ose Y faktori, i cili diku te një parti ekziston, tek një forcë tjetër politike nuk ekziston dhe kështu automatikisht e para merr përparësi. Ne kemi një sistem të caktuar, është demmorkatik, mirë ose keq kemi edhe një rast nga jurisputenca për ta sjellë. Praktikisht ky sistem është sfiduar në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strazburg dhe Gjykata e ka konsideruar demokratike. Sesi përkthehen pastaj në realitete kombëtare dhe ky përkthim a sjell përthyerje negative të së drejtës së votës kjo mbetet për tu parë rast pas rasti.Meçe: Jo mbetet për tu parë, por ne i kemi provat dhe mund të flasim, mund të themi. Ju folët për mundësinë që sistemi mund të korruptojë në aspektin e konkurentëve të klasës politike. Unë them se ky sistem që kemi dhe në mënyrën sesi ai është implementuar ka qenë një tamam një korrupsion kundër zgjedhësit, sepse ne kemi një sistem me lista të mbyllura dhe përvec emrit të atyre që janë në listë asnjë informacion tjetër nuk ju servi qytetarit, sepse gjithcka sipas Kodit Zgjedhor është e lidhur me vullnetin e asaj force politike që e ka formuluar atë listë që të të vijë në fushatë cfarë ka qejf ai. Ligji nuk e detyron atë për azgjë tjetër dhe mua si zgjedhës nuk më jep asnjë mundësi të hetojë. Kësaj i thonë tja marrësh votën zgjedhësit duke e mashtruar dhe duke mos i dhënë asnjë informacion.