Kujtohet Isa Boletini në 100-vjetorin e ndarjes nga jeta
Në kuadër të 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të heroit të Pavarësisë së Shqipërisë Isa Boletini në Muzeun Historik Kombëtar u organizua një ceremoni përkujtimore ku të pranishëm ishin figura të njohura si dhe familjarë të tij.Me rastin e 100 vjetorit te ndarjes nga jeta te Heroit te Pavarësisë Shqiptare Isa Boletini Muzeu Historik Kombëtar organizoi një ceremoni përkujtimore ku të pranishëm ishin figura të njohura të vendit si dhe familjarë të heroitIsa Boleini lindi 15 janar 1864 në kullën e Boletinëve, afër Mitrovicës.Heroi u vra pabesisht nga malazezët në Podgoricë më 23 janar 1916, së bashku me bijtë e tij Halilin dhe Zahidin, dy nipërit dhe tre luftëtarë të tjerë.Drejtori i Muzeut Kombëtar Melsi Labi vlerësoi kontributin e heroit Isa Boletini për pavarësinë e vendit.Në korrik të vitit 2011, mbetjet mortore të heroit të pavarësisë Isa Boletini dhe të bashkëluftëtarëve të tij, iu dorëzuan Komunës së Mitrovicës nga imami i kësaj komune, Mulla Asllan Murati, i cili 13 vjet pas rivarrimit nga Podgorica i ruajti në një vend të fshehur./Oranews.tv/