“Xhihadistët” politikanë “presin” kokat e fermerëve dhe blegtorëve grekë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2016, 22:29
Një përfaqësi e mbrojtjes së të drejtave të sektorit të bujqësisë ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të protestuar në mbështetje të fermerëve në Greqi.Të “frymëzuar" nga ekzekutimet e tmerrshme të xhihadistëve të Shtetit Islamik, fermerët kanë inskenuar duke vendosur në rolin e ekzekutorëve figura politike.Kështu ekzekutuesit në foto mbajnë maskat e kryeministrit Aleksis Tsipras, Ministrit të Zhvillimit Rural Vangelis Apostolou dhe Ministrit të Punës George Katrougalos teksa “presin” kokat e një fermeri dhe blegtori.Fermerët në Greqi protestojnë prej ditësh kundër reformës në pensione.Në protestë ata kanë dalë sëbashku me mjetet bujqësore, kryesisht traktorë, duke bllokuar rrugët kryesore në Greqi.
