Dosja e "21 Janarit" në Gjykatën e Lartë, në shkurt pritet të dalë nga dhoma e këshillimit
Rrugëtimi ligjor i dosjes së 21 Janarit ka mbërritur në Gjykatën e Lartë por kjo e fundit nuk ka dhënë vendim që prej vjeshtës së vitit 2013. Sot në qeli për vrasjen e 4 protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nuk ka asnjë të dënuar. Tre të akuzuarit, ish komandanti I Gardës Ndrea Prendi, ish oficeri Agim Llupo dhe shoferi i Prendit, Margarit Kume ndodhen të lirë pasi dënimi në Gjykatën e Apelit përkoi me kohën e paraburgimitQë prej tetorit të vitit 2013 dosja, për vrasjen Ziver Veizit, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedës ndodhet në Gjykaten e Lartë, por ende nuk është kaluar ne dhomën e këshillimit.Të pyetur nga Ora News për këtë vonesë, zyrtarisht thuhet se dosja eshte voluminoze dhe Kolegjit Penal i është dashur shumë kohë për ta studiuar.Dosja pritet të dalë nga dhoma e këshillimit brenda muajit shkurt, ku kolegji do të vendosë nese do ta kalojë në seance gjyqësore apo do të mbetet në fuqi vendimi i apelit.Të akuzuar për këtë ngjarje janë ish-komandantit i Gardës, Ndrea Prendi, oficeri Agim Llupo dhe shoferi i Prendit Margarit Kume, ata akuzohen për vrasjen e demonstruesve Faik Myrtaj, Ziver Veizi dhe Hekuran Deda, ndërsa hetimet për vrasjen e protestuesit të katërt Aleks Nika vijojne të jenë të huapra , pasi prokuroria nuk ka mundur ende të vërtetoje se nga cila armë ështe qëlluarProkuroria kërkoi në shkallën e pare dënimin me 25 vite burg për gardistin Agim Llupo dhe 23 për ish-komandantin e gardës, Ndrea Prendi, të cilët i cilësoi fajtor për” vrasjen me dashje te protestuesve Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda”.Por në muajin shkurt Gjykata e Shkalles se Parë rrëzoi pretendimet e prokurorisë dhe i shpalli të pafajshëm , duke bërë që të linte qelinë edhe i vetmi i burgosur, Agim LlupoPas apelimit të prokurorisë disa muaj më vonë dosja u shqyrtua në Gjykatën e Apelit, e cila në ndryshim nga shkalla e parë i shpalli fajtor dy te akuzuarit Prendi e Llupo, por duke ndryshuar cilësimin e veprës penale nga “vrasje me dashje” ne “vrasje nga pakujdesia”.Dënimi për ta ishte 1 vit burg për Ndrea Prendin për vrasjen e Faik Myrtaj dhe 3 vjet për Agim Llupon të akuzuar për vrasjen e Ziver Veizit ndërsa për Margarit Kumen u la në fuqi vendimi i pafajësisë . Të dy të pandehurit nuk u riarrestuan pasi e kishin kryer dënimin me kohën e paraburgimit .Nderkohe nga ana tjetër edhe prokuroria ka lënë ende pa vendimarrje hetimet per çështjen tjetër të kallëzuar nga Policia e Shtetit kundër dy ish-zyrtareve Hysni Burgaj dhe Agron Kuliçaj.Kjo dosje ka në fokus përplasjen që ndodhi mes Policisë dhe Prokurorisë gjatë kohës kur Policia nuk ekzekutoi gjashtë urdhër ndalimet e firmosura nga grupi i hetimit, mes tyre edhe për Ndrea Prendin me argumentin se në to kishte një lapsus.Ndërsa nga ana tjetër familjarët e viktimave presin një zgjidhje finale për të hapur proceset e dëmshpërblimeve. Deri tani me një vendim të Këshillit të Ministrave familjet e viktimave marrin nga 50 mije leke të reja në muaj.[caption id="attachment_660953" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ish komandati i gardes Ndrea Prendi[/caption][caption id="attachment_660952" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Shoferi i Prendit, Margarit Kume[/caption][caption id="attachment_660954" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Oficeri Agim Llupo[/caption]/Oranews.tv/