PD: U dhunua dhe u grabit zyra e degës 2 Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2016, 09:28
Partia Demokratike denoncoi mbrëmjen e së enjtes, 21 Janar, dhunimin dhe grabitjen e një zyre të degës 2 në Tiranë.Sipas selisë blu, zyra që ndodhet prapa Fakultetit Ekonomik është thyer dhe bastisur, ndërsa prej aty janë grabitur 2 kompjutera.Sipas njoftimit të Partisë Demokratike dhunimi i kësaj zyre është rast i përsëritur në dy vitet e fundit, ndërsa në të gjithë vendin, selia blu thotë se janë dhunuar 6 zyra të saj.[caption id="attachment_660946" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Policia ne zyren e partise demokratike dega 2 Tirane[/caption]/Oranews.tv/