Sfida e fotografisë midis të atit dhe bijës

Në një udhëtimi shkollor, 17 vjecarja polake me sindromën Down, Kaja Luczywo, nxorri disa fotografi të mrekullueshme gjatë udhëtimit. “Prisja që Kaja do të kthehej me qindra foto- thotë babai dhe fotografi Sebastian Luczywo- por ajo u kthye vetëm me pesë të tilla. Cdo foto tregonte kujtimet e saj më të rëndësishme të udhëtimit që bëri.” Për Sebastianin, Kaja ishte një burim i ri frymëzimi dhe model për rinovim. “Unë kurrë nuk e kam mësuar Kajën si të nxjerri një fotografi- tregon i ati- dhe kështu unë mendova ta sfidoja vajzën time në një duel me fotot e saj. Për vajzën time ishte një aventurë zbavitëse ndërsa për mua një prespektivë e re për të cilën unë kisha nevojë.” Babai dhe vajza kanë bërë të njëjtat fotografi në të njëjtin vend por në mënyrën e tyre.