Deputetët në burgun e Fierit: Institucionet të marrin masa për integrimin e tyre

Në prag të hyrjes në fuqi të amnistisë, deputetë të Komisionit të Punëve Sociale dhe të të Drejtave të Njeriut kanë inspektuar burgun e sigurisë së lartë në Fier. Deputetët pasi janë njohur me kushtet e të burgosurve, u bën apel kryebashkiakëve dhe bizneseve që të ndihmojnë rehabilitimin e të dënuarve që përfitojnë nga amnistia që hyn në fuqi të enjten.Deputetët  e Komisonit Parlamentar të Punëve Sociale dhe të  Drejtave të Njeriut Vasilika Hysi, Tahir Muhedini dhe Antoneta Dhima në kuadër të monitorimit të institucioneve të vuajtjes së dënimit kanë inspektuar burgun e sigurisë së lartë në Fier.Pas takimit kokë më kokë me drejtorin e burgut, Arjan Hasani, deputetët u bën apel Kryebashkiakëve dhe bizneseve që të ndihmojnë rehabilitimin e të burgosurve që përfitojnë nga amnistia që hyn në fuqi të enjten.Vasilika Hysa:Ky ështrë një akt human që bëri parlamenti duke ushtruar kompetencat e tij, por kurrsesi nuk do ti uronim që ata të ktheheshin përsëri në dyert e burgut  pavarësisht se në këtë institucion kushtet janë të mira. Nga ana tjetër kemi dhe një apel si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, si anëtarë të Komisionit të të Drejtave të Njeriut që Bashkitë, kryetarët e Bashkive, bizneset të marrin masa për të bërë sistemimin sa më shpejt të jetë e mundur të gjithë personave që përfitojnë nga amnistia.Me hyrjen në fuqi të amnistisë do të përfitojnë 900 të dënuar në të gjithë vendin, nga të cilët 150 në burgun e Fierit.22 gra dhe 8 të mitur do të jenë mes personave që marrin lirinë nga amnistia.