Llalla: Lazarati jo më qendër kultivimi, lajmet per financimin e ISIS fantazi

Pas Ministrit të Brendshëm edhe Kryeprokurori Adriatik Llalla ka hedhur poshtë lajmet e publikuara në mediat ndërkombëtare, se në Lazarat vijon ende kultivimi i bimëve narkotike dhe se kontrollohet nga grupet terroriste të ISIS.I pranishëm në analizën vjetore të Prokurorisë së Gjirokastrës, numri një i akuzës tha se në asnjë rast nuk është vërtetuar se të akuzuarit për kultivimin e lëndëve narkotike, të jenë përfshirë në vepra të tjera kriminale. Adriatik Llalla: Në asnjë rast, nga hetimet e Prokurorisë nuk kanë rezultuar që këta persona të jenë përfshirë në vepra të tjera penale të lidhura me terrorizmin, siç u pretendua fillimisht në disa agjenci mediatike periferike shqiptare, nga të cilat kanë marrë indicjen më pas edhe disa media ndërkombëtare. Lajme për lidhjen e lëndës narkotike të prodhuara në Lazarat, por edhe në zona të tjera të vendit, me terroristët e të ashtëquajturit Shteti Islamik janë tërësisht prodhim i fantazisë dhe pa asnjë bazë reale.Kryeprokurori tha se tashmë problematika e kultivimit të lëndëve narkotike ekziston në zona të tjera të Gjirokastrës.Kreu i akuzës u ndal edhe te rastet e korrupsionit dhe kondrabandës, duke u tërhequr vëmendje vartësve të vlerësojnë çdo indicie për të nisur hetimet, duke qenë se në këtë rajon gjenden disa pika doganore.