Rama: BE duhet të na ndalojë së ëndërruari, po ju bëhemi bezdi

Bashkia e Tiranës ka kërkuar mbështetje për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve në konferencën e donatorëve që po mbahet për herë të parë në kryeqytet. Gjatë fjalës së tij Kryebashkiaku Veliaj kërkoi mbështetje kryesisht për transportin dhe strehimin e romëve. Ndërsa kryeministri Rama kërkoi rritje të bashkëpunimit me kompanitë private.Veliaj: Ju e dini që kemi pasur shumë debate me transportin public në Tiranë. Ëndrra ime si kryetar bashkie nuk është ku çdo i varfër eventualisht do blejë një makinë. Ëndrra ime është ku çdo i pasur eventualisht do të hipi në autobus dhe do të përdori transportin tonë publik. Ndaj shumë nga projektet që do të prezantohen sot kanë të bëjnë me parkingjet publike të cilat duam ti bëjmë me një partnetitet publik privat,a shut sic kemi filluar dhe duam të ngremë 10-11 të tilla. Do të flasim për rrjetin minimal të korsive të biçikletave. Nuk mjafton vetëm një pilot që kemi nisur në hyrje të Tiranës. Kemi një ambicje ta shtrijmë këtë projekt në të gjithë Tiranën. Ne do të ndërtojmë dy terminale për të cilat jemi të hapur për partenritet publik-privat. Partenritet në terminalet e autobusëve, ose sistemin multi modal. Ne duam gjithashtu që të përmirësojmë shërbimet në Tiranë. Disa nga projektet kanë të bëjnë me fuqizmin dhe përdorimin e teknologjisë së informacionit për one stop shop e Bashkisë së Tiranës dhe ambicjen që ne kemi që qytetarët mos shkojnë nga një zyrë tek tjetra me kapicë dokumentash, por të kenë mundësinë ti bëjnë ato në mënyrë sa më të thjeshtë dhe sa më të lehtë të mundshme. Për disa tema që janë tema të nxehta sociale, ju keni vënë re që bashkia e Tiranës nuk preferon të flaës dhe të bëjë seminare, por preferon të të japë zgjidhje. Një prej temave më të nxehtë, strehimi i romëve, si bashkëhartues i planit të veprimit për 10 vitet e ardhshme për komunitetin rom, jam shumë i qartë se çfarë duhet të bëjmë dhe kjo është arsyeja sepse nga shumë donatorë nuk kërkojmë seminare dhe konferenca, por kërkojmë njësi strehimi. Vlahutin: Unë  tani jetoj në Tiranë dhe jam qytetare e këtij qyteti dhe unë ndaj bashkë me qytetarët e tjerë të këtij qyteti bukurinë e një dite të bukur dimri të ftohtë si e sotshmja, frustimet po ashtu edhe inatin kur shohim trafikun, plehrat  që hidhen në rrugë, dyqane shumë të bukur ndërkohë që sheh ngjitur tyre shtëpi të rrënuara. Ku ka edhe qytetarë që shesin ushqime në trotuar.Rama: BE në radhë të parë ka detyrë të na bëjë të ndalojmë se ëndërruari se ne ëndërrojmë shumë BE dhe ëndërrojmë aq shumë për BE sa bëhemi bezdi për miqtë tanë europianë. Ne nuk kemi mundësi të marrim borxhë më shumë, ne nuk kemi mundësi dhe nuk duam të rrisim shumë taksa. Për të bërë gjithë këto gjëra duhen para. Ka vetëm një rrugë partneriteti me privation. Unë jam i bindur se bashkia e Tiranës mund të bëhet një lokomotivë e partneriteteve publike private, me kurajo, vendosmëri dhe pa komplekse, aq më pak pa u tërhequr përballë gjithë reaksionit të zi që cdo partneritet me privation e trajton si dicka që meriton vetëm të akuzohet dhe të përbaltetkonferenca e donatoreve