Kapet në Brindisi vlonjati me 450 kg marijuanë me vlerë 5 milionë euro

Arrestohet në portin e Brindisit në Itali, shqiptari me origjinë nga Vlora Perlat Çarçani 47 vjeç me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.Në furgonin që ai dtrejtonte i tipit “Iveco Daily” i mbërritur nga Shqipëria të martën në mbrëmje janë gjetur 450 kg marijuanë me vlerë tregu 5 milonë euro.Perlat Çarçani me automjetin e tij ka udhëtuar me tragetin e linjës “Red Start 1”.Sipas policisë italiane, shqiptari Perlat Çarëani ka udhëtuar tre herë gjatë vitit 2015 në Itali; në muajin shkurt dy herë, e gjatë muajin gusht ka kryer një udhëtim Shqipëri-Itali.Në momentin e sekuestrimit të lëndës narkotike shtetasi shqitpar ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të ekzistencës së drogës brenda furgonit e se po udhëtonte drejt provincës së Pontassieve në Firence e ku do të merrte në dorëzim disa mobilje.Për këtë punë ai do të paguhej në Shqipëri 250 euro.Në automjet janë gjetur dhe instrumente e vegla të përdorura për fshehjen e marijuanës.unnamed (1) unnameddroga 3 droga1 droga4 droga6 droga8 droga droga2 droga5 droga7