Përmbytjet në Shijak, banorët nevojë emergjente për dyshekë e batanije
Shtëpitë e prekura nga përmbytjet në Sukth e Shijak janë ende të pabanueshme.Shumë familje vijojnë të qëndrojnë tek të afërmit, ndërsa të tjerë janë të detyruar të përballen me të ftohtin e ditëve të fundit në banesën e dëmtuar nga vërshimi i Erzenit pasi nuk kane ku të rrinë.Banorët thonë se kanë nevojë emergjente për dyshekë e batanije.Banorët: Nuk kemi ku të rrimë. S’kemi dyshekë, krevatë për të fjetur. Pas përmbytjes na kanë ardhur dhe na kanë sjellë nja dy herë makarona, dy batanije vetëm. Të gjitha orenditë janë shkatërruarKryetari i njësisë administrative të Sukthit, Albert Donkshi premtoi dëmshpërblimin në masën maksimale të mundshme, ndërsa ka evidentuar mbi 400 objekte me dëme të konsiderueshme.Deri në lëvrimin e fondit të dëmshpërblimit nga përmbytjet, njësia administrative e Sukthit po operon me ndarjen e ndihmave për familjet në nevojë.
/Oranews.tv/