Kapen 93 kg kokainë e pastër, në pranga dhe 2 shqiptarë në Itali

Policia italiane ka arrestuar në kufirin me Austrinë dy shtetas shqiptarë me inicialet G.E 36 vjeç e M.A 42 vjeç ne akuzën è trafikimit të lëndës narkotike të tipit kokainë.Në automjetin Suv të tyre Ford Kuga janë gjetur 93.10 kg kokainë e fshehur në 83 pako.Kokaina ishte e cilësisë mjaft të lartë e të pastër me një vlerë tregu prej 18 milionë euro.Droga qe fshehur në vend bagazhin e rrotës rezervë, mbyllur hermetikisht e mundur per tu hapur vetëm me ndihmën e një pajisjeje elektrike.Modifikimet në bagazhin e automjetit kanë shkaktuar dyshimet e financierëve italianë, të cilët kanë shoqëruar shqiptarët së bashku me makinën e tyre në një vend të specializuar për kontroll, ku është zbuluar dhe driga e fshehur.Arrestimi i dy shqiptarëve u krye nga Policia financiare italiane e komunës së Vipitenos në kufirin Brennero me Italisë e Austrisë.Ky operacion u krye në kuadër të kontrolleve të piolicisë italiane ndaj automjeteve tregtare e personave në kufirin me Auateinë.Në automjetin Fird Kuga të shqiptarëve janë sekuestruar dhe tre celularë e disa karta sim.Kokaina e sekuestruar shënon rekordin e drogës së kapur nga Policia italiane në provincën Alto Adige.koka(Ne foto: Kokaina e sekuestruar) /Oranews.tv/