Sara Palin mbështet Donald Trump

Ish-kandidatja për zëvendës-presidente e Shteteve të Bashkuara në vitin 2008, Sarah Palin, e ka shfaqur hapur mbështetjen e saj për kandidatin republikan, Donald Trump.Edhe pse ka hequr dorë nga politika për një karrierë në gazetari, Palin vijon të mbetet një zë i rëndësishëm në këtë forcë politike.Gjatë fjalës së saj, ajo thuri elozhe për miliarderin, duke thënë se Trump është personi që do t'i rikthejë Amerikës sigurinë e munguar."Ai është më i mirë se çdokush tjetër. A jeni gati për një person i cili do të risjellë sigurinë? Për një person që do t'i tregojë vendin Shtetit Islamik dhe që do të sigurojë kufinjtë tanë. Jeni gati që t'i rikthejmë Amerikës madhështinë e munguar prej kohësh? Unë jam këtu për të mbështetur Presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump."Në mbyllje Palin tha se suksesi që e ka karakterizuar Trump në biznes do t'a ndjekë atë edhe në lidershipin e Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë, vetë biznesmeni u shpreh mjaft i lumtur që kishte një mbështetëse si Sarah Palin./Oranews.tv/