Familja në varfëri ekstreme, e veja kërkon ndihmë për 6 vajzat jetime
Një nënë e mbetur e ve pas vdekjes së bashkëshortit jeton në kushte të mjerueshme së bashku me 6 fëmijët e saj të mitur.Ndërsa temperaturat në Kukës prej ditësh janë nën zero, Nurie Poçi nënë e 6 vajzave të mitura, jeton në një shtëpi që nuk i mbron nga i ftohti.Muret e banesës janë të mbuluara nga lagështira por nëna e mbetur e ve kohë më parë, nuk ka asnjë mundësi fianciare për të përmirësuar kushtet e jetesës.Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, 45 vjecarja nuk ka mundur të gjejë një punë për të mbajtur familjen dhe mbijeton vetëm me një pension 19 mijë lekë në muajNgricat familja po i përballoi herë pa ngrohje, dhe herë me lëndë djegëse të blerë me lekë borxh.Nurie Poçi: “Kemi kërkuar ndihmë në bashki por jo. Ato ditët e ftohta fëmijët i mbulova me batanije sepse nuk kisha ngrohje. Kërkoj nga shteti të më ndihmojë sado pak"Pamundësia ekonomike, i ka lënë vajzat të moshës nga 3-12 vjece, të paveshura mirë por dhe pa shkollë.Gazetari: A ke ftohtë?Vajza: PoGazetari: Po pse nuk je veshurVajza: Nuk kemi me seVetëm pak ditë më parë avokati i popullit vizitoi Kukësin dhe i kerkoi Institucioneve që të ndihmonin të tilla familje me probleme.
/Oranews.tv/