Konferenca e donatorëve, 112 projekte për tu vënë në zbatim nga privatët

Mbahet për herë të parë në kryeqytet Konferenca e Donatorëve, ku u prezantaun projektet e reja për kryeqytetin. Kryebashkiaku Erjon Veliaj theksoi se 112 projektet kanë fjetur prej kohësh në sirtarët e Bashkisë për mungesë të fondeve dhe kërkoi ndihmën e donatorëve për ti vënë në jetë.Por ndryshe nga ngjyrat që iu veshën kryeqytetit gjatë prezantimit të projekteve, Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin solli edhe njëherë në vëmendje anën e errët të metropolit shqiptar: mungesën e ujit si dhe rrugëve të pastra.Mbi 100 projekte konkrete për ti dhënë një fytyrë të re Tiranës janë prezantuar para financuesve të ndryshëm në Konferencën e Donatorëve që u mbajt në Tiranë.Në forumin që organizohet për herë të parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës kërkoi ndihmën e partnerëve privatë në dy investime që ai i cilësoi prioritare për kryeqytetin: modernizimi i transportiti urban si dhe strehimi i komunitetit rom.Veliaj: Tema e strehimit të romëve si bashkëhartues i planit të veprimit për 10 vitet e ardhshme të komunitetit rom.Veliaj, u ndal tek shërbimi urban, për të cilin ka edhe një endërr.Veliaj:Ëndrra ime si kryetar Bashkie nuk ëhstë një qytet ku çdo i varfër eventualisht do të blejë një makinë, ëndrra ime është që çdo i pasur eventualisht do të hipë në autobus.Por a do të prekë plani zhvillimor i Tiranës asetet e kryeqytetit? Stefano Baoeri, arkitekti që ka marrë në dorë projektin siguron se asnjë aset nuk do të preket.Stefano Baoeri: Ajo që propozon ekipi ynë është si të krijohen kushtet për një zhvillim ekonomik të territoreve, njëkohësisht duke rritur dhe duke ruajtur asetet e të gjithë panoramës që ofron zona e Tiranës.Por kryeqyteti për ndërkombëtarët që jetojnë në Shqipëri, mbetet një qytet që të privon nga shërbimet bazë si uji apo edhe rrugët e pastra.Romana Vlahutin:Janë qytetarët që kanë nevojë dhe meritojnë të kenë shërbimet më të mira të mundshme, ujë 24 orë në ditë, po ashtu trotuare të vërteta, kopshte, shkolla, shërbime po ashtu për të moshuarit dhe informacion të vërtetë.I pranishëm në konferencë, kryeministri Edi Rama i ka kërkuar partnerëve ndërkombëtarë dhe Bashkimit Europian të bëjnë realitet ëndrrën e shqiptarëve: atë të përshpejtimit të rrugës së integrimit.Edi Rama: Bashkimi Europian në radhë të parë ka detyrë që të na bëjë që të ndalojmë së ëndërruari, se ne e ëndërrojmë shumë Bashkimin Europian.Ëndërrojmë aq shumë BE sa bëhemi bëzdi për miqtë tanë europianë.Gjatë kohës së mbajtjes së Konferencës së Donatorëve një grup të larguarish nga puna kanë protestuar në ambientet e jashtme të Hotel Tiranës, ku dhe po mbahej ky aktivitet.