Vritet me breshëri automatiku 45 vjeçari po kthehej në shtëpi

Një vrasje është shënuar orët e vona të mbrëmjes së të martës në Nikël të Krujës.Sipas policisë 45-vjecari Fatmir Pula ka mbetur viktimë pasi është qëlluar me breshëri automatiku.Ende nuk dihen rrethanat apo motivet e vrasjes, ndërkohë që dyshohet se viktima mund të jetë ngatërruar për dikë tjetër, por nuk përjashtohet as pista e një konflikti të castit.Viktima ka qenë i punësuar si faturues në linjën e autobusëve Kamëz-Tiranë, dhe sapo ka mbaruar turnin kur është qëlluar në një rrugicë në afërsi të banesës së tij.44-vjecari ka mbërritur i vdekur në spitalin e Krujës./Oranews.tv/