Shtajnamajer: Mbyllja e kufijve nuk sjell zgjidhje të krizës së emigrantëve

Mbyllja e kufijve nuk zgjidh krizën e emigrantëve në Europë. Kështu ka deklaruar Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, teksa vendet e bllokut janë përfshirë ne debate të nxehta dhe mosmarrëveshje mbi krizën më të rëndë të klandestinëve që prej Luftës së Dytë Botërore.Por kriza ka trazuar edhe vetë Gjermaninë, ku palët kanë mendime të ndryshme, edhe brenda familjeve politike.“Zgjidhja nuk vjen duke mbyllur njerin sy dhe ju garantoj se mbyllja e kufijve është një gënjeshtër”, tha Shtajnmajer para gazetarëve lidhur me sugjerimin e Ministrit gjerman të Transporteve se vendi duhet të përgatitet për të mbyllur kufijtë.Steinmeier shtoi se burimi i krizës qëndron në Siri dhe që aty duhet të nisë zgjidhja.Ai tha se zgjidhja e konfliktit  në Siri është domosdoshmëri dhe më pas janë fqinjët e saj të cilët duhet të menaxhojnë rrjedhjen e klandestinëve.Sipas Shtajnmajer është gjithashtu e rëndësishme të ngrihen të ashtuquajturat pika të nxehta në Greqi dhe Itali.Pas deklaratës së Autsrisë së po diskuton mbi ashpërsimin e kontolleve kufitare për të frenuar fluskin, partia konserbatore CDU u ndje e shfajësuar për thirrjet e saj mbi ashpërsimin e kontrollit kufitar.Ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Herrmann gjatë një takimi të partisë tha se mbyllja e kufijve për  emigrantët nuk do të thotë mbyllje e plotë e lëvizjes.Ai tha se akush nuk duhet të keqkuptohet, pasi trafiku ekonomik importi dhe eksporti do të vijojnë.Edhe presidenti i Këshillit të Europës, Zhan-Klod Junker përsëriti  thirrjen që shtetet e Europës të mos pezullojnë regjimin pa viza, Schengen.Sipas tij, kriza e emigrantëve nuk duhet t'i ndërlikojë marëdhëniet midis vendeve të BE-së, por përkundrazi, ajo duhet parë si një sfidë e përbashkët dhe si një problem që nuk mund të zgjidhet.