U kap me armë pa leje, arrestohet 29-vjeçari nga Vlora

Policia e Vlorës ka arrestuar një 29 vjeçar pasi u kap me një pistolete, të cilën e kishte të mbushur dhe gati për qitje, njëkohësisht arma ishte edhe pa leje.Në pranga u vu shtetasi Skerdilajd Xhindi nga fshati Kaninë i Vlorës, të cilit iu eskuestrua arma dhe 7 fishekëj dhe një Audi Q7, me të cilën ky shtetas lëvizte.“Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 20:15, në lagjen "Pavarësia", Shërbimet e Policisë gjatë një kontrolli fizik që i kanë bërë këtij shtetasi pranë vendit të quajtur "Pallati i Aleksandrisë”, i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri: Pistoletë-luftarake "TT" model 54 dhe një krëhër me 7 fishekë. Shërbimet e Policisë, në momentin e kapjes në flagrancë, konstatuan se ky shtetas, e kishte armën të mbushur (në folenë e fishekut), gati për të kryer qitjen, të cilën e posedonte pa leje në mjediset publike. Strukturat e Policisë, kanë bllokuar gjithashtu automjetin tip "Audi-Q7" me targë: AA422MC (në pronësi të: Skerdilajd Xhindi-t), me të cilin ky shtetas po lëvizte nëpër qytetin e Vlorës”, thuhet në njoftimin e policisë.Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".arma makina2 makina