ISIS konfirmon vrasjen e xhihadistit Xhon

Shteti islamik ka konfirmuar se xhihadisti Xhohn është vrarë. Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga revista e Shtetit Islamik “Dabiq”.Terroristi britanik, i përfshirë në disa video të ekzekutimeve është vrarë nga sulmet ajrore në Siri.Emwazi Muhamedi ishte emri i vërtetë i xhihadistit Xhon, i cili  ishte një nga njerëzit më të kërkuar në botë, që kur ai u shfaq për herë të parë në video në gusht 2014 duke prerë kokën e gazetarit amerikan, James Foley.Terroristi ishte përgjegjës edhe për ekzekutimet brutale të dy punëtorëve britanik David Haines dhe Alan Henning si dhe pengjeve tjera.Ai dyshohej të ishte vrarë në sulmet airore në mes të muajit nëntor të vitit 2015 në Raqqa.