Bumçi: Rama kërkon të përdorë të shkuarën si kartë elektorale
Në kohën kur çështja e dekorimit të zyrtarëve të lartë dhe individëve që gjatë komunizmit kanë kryer krime vijon të dominojë debatin jo vetëm politik, demokratët shohin një tentativë të kryeministrit Edi Rama për të përdorur të shkuarën si kartë elektorale.Aldo Bumçi: Kryeministri do të ruajë këtë si kartë elektorale, pra nuk ka çfarë t’i ofrojë së majtës dhe mendon që me këto akte do të mbajë elektoratin e majtë. Kjo është e turpshme.Nga studio e lajmeve në Ora News, ku foli për rezolutën e demokratëve për kthimin e dekoratave të ish persekutorëve të Komunizmit, deputeti Aldo Bumçi renditi disa argumente që sipas tij vërtetojnë se Rama është më i lidhur me të shkuarën se të tashmen.Aldo Bumçi: Çfarë e bën shumë të rëndë është një qëndrim i qartë, një aksion politik për të rikthyer simbolet më të urryera të diktaturës që është vetë Enver Hoxha. A jemi ne dëshmitarë që në vitin e parë të qeverisjes kjo shumicë nxori fotografinë e Enver Hoxhës në dhjetëra aktivitet.Duke u ndalur te reforma në drejtësi, Bumçi tha se kryeminstri Rama ka vetëm një mundësi që pranojë rekomandimet e Komisionit të Venecias.Aldo Bumçi: Zoti Rama ka vetëm një mundësi, i qëndroj Komisionit të Venecias, vota jonë është pro. Nëse nuk i qëndron Komisionit të Venecias është shumë e qartë nuk e do reformën dhe donte variantin e tij për ta kapur.Bumçi komentoi edhe ligjin e ri të pronave, për të cilin tha se nuk e zgjidh, por e thellon edhe më shumë problemin e kompensimit për ish pronarët.Intervista e plotë:/Oranews.tv/