Arrestimi i të dyshuarit për sulmet në Paris, mediat publikojnë foton

Mediat franceze kanë publikuar foton e shtetasit belg më origjinë nga Maroku, i arrestuar nga autoritetet marokene në lidhje me sulmet e Parisit.Në deklaratën e lëshuar nga qeveria marokene, thuhet se i arrestuari ka pasur lidhje me sulmuesit që vranë 130 persona më 13 nëntor në restorante dhe në teatrin Bataklan të kryeqytetit francez.Ministria e Brendshme ka publikuar vetëm inicialet e të pandehurit në gjuhën arabe, duke shtuar se ai ka luftuar në Siri në krah të militantëve të organizatës terroriste Al Nusra, para se të bashkohet me militantët e Shtetit Islamik.I dyshuari u arrestua më 15 janar në qytetin Mohammedia të Marokut, teksa hetimet tregojnë se gjatë qëndrimit të tij në Siri, i dyshuari ka ndërtuar lidhje të forta më udhëheqësit e Shtetit Islamik, përfshirë edhe me kreun që drejtoi sulmet e Parisit.Autoritetet marokene thonë se ai është trajnuar mirë në përdorimin e armëve të ndryshme dhe taktika guerrile.Sipas zyrtarëve të Marokut, ai është larguar nga Siria nëpërmjet Turqisë, më pas ka udhëtuar drejt Gjermanisë, Belgjikës, Holandës, dhe pastaj ka mbërritur në Marok.